Në Podgoricë digjet flamuri Shqiptar dhe i Kosovës

flamuri digjietPersona të paidentifikuar kanë djegur gjatë pasditës të së enjtes flamurin Shqiptar dhe atë të Kosovës pranë ndërtesës së “Capital Plaza” në Podgoricë.

Në atë ndërtesë gjinden zyrat e ambasadës së Kosovës. 

Flamuri Shqiptar dhe ai Kosovës ishin në mes të flamurit të Italisë dhe të Malit të Zi, të cilët mbetën të paprekur.

Për ngjarjen ka reaguar ministria e Jashtme e Malit të Zi, duke shprehur keqardhjen për incidentin.

Djegia e flamujve Shqiptar dhe të Kosovës është dënuar nga Aleanca Qytetare dhe Partia Boshnjake, transmeton RTCG.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga partitë shqiptare në Mal të Zi.

Kjo nuk është hera e parë që në Podgoricë shënohen akte vandalizmi. Ambasada e Shqipërisë disa herë më parë është sulmuar me gurë, ndërsa autoritetet malazeze asnjë herë nuk janë kapur sulmuesit. /MALESIA.ORG/