KF Malësia arrit në gjysmëfinale në turneun në Kroaci (foto+video)

KF Malesia - Makarska 03Klubi i futbollit për të vegjlit KF Malësia 2010 javën e kaluar mori pjesë në turneun në Makarska të Kroacisë me çrast u kualifikua me tetë ekipet më të mira.

Në këtë turne morën pjesë 78 ekipe të ndara në tre grupmosha, U9, U10 dhe U12. KF Malësia 2010 garoi në moshat U10, ku në fazën grupore fitoi 3 nga 5 ndeshjet, për të u kualifikuar në gjysmëfinale. Turneu mbajti nga 27 prilli deri më 1 maj.

Ndeshjen a parë KF Malësia humbi nga Inter Zapresic me rezultat 1-2, ndeshjen e dytë e fitoi 7-0 kundër Jadranit si edhe ndeshjen e tretë 6-0 kundër Haski nga Bosnja. Ndeshjen e katërt e humbën 0-3 nga Spliti, ndërsa ndeshjen e pestë e fituan 2-0 kundër Talent Split.

Në gjysmëfinale KF Malësia humbi kundër Eletron me rezultat 3-0.

KF Malesia - Makarska 02“U ndalem nga ekipi fitues i turneut për shkak të lëndimeve të tre lojtarëve dhe nuk patëm ndërrime sepse në turne shkuam me 12 lojtarë”, shprehët trajneri David Camaj.

“Klubi Olti nga Peja e Kosovës na afroj mundësinë që për ekipin tonë të luajnë lojtarë të tyre, por rregullorja e turneut nuk e lejoi këtë gjë. Dua të falënderojë mikun tim, trajnerin e klubit nga Peja, Hysni Musliun për një bashkëpunim të mirë në mes klubeve tona”, tha Camaj.

Ai shprehët shumë i kënaqur me përformacën e lojtarëve të tij dhe kualifikimin në gjysmëfinale duke pasur parasysh se në turneun morën pjesë ekipe si Sparta nga Praga, Olimpia nga Lubjana, Hajduku i Splitit, Rijeka e Zagrebit etj.

Camaj megjithatë shprehët se zhvillimi i ndeshjeve në fusha të mëdha ishte një pengesë për ekipin e tij, pasi që KF Malësia nuk ka kushte për të u përgatitur për ndeshje në fusha të mëdha.

“Ishte shumë diferencë, pasi që ndeshjet ishin në stadium të madh çka ishte pengës për ne, pasi që ne nuk kemi fush të përgatitemi si klubet tjera, por treguam se kemi shumë potencial”, thotë Camaj.

“Falënderoj prindërit për besimin dhe shpenzimet që kanë pasur për fëmijët. Nreken Gojçaj, Castellana – Toni Vulaj dhe Omer Kajoshaj që kanë mbështetë klubin tonë edhe pa ju drejtuar. Jam shumë i kënaqur me sjelljen e lojtarëve gjatë qëndrimit, ku edhe menaxheri i hotelit na tha se ende nuk kishin pasur ekip më te disiplinuar, pa asnjë problem dhe me sjellje shembullore. Prandaj kjo aq më shumë më bën të ndjehem krenar, ishim shembull ashtu siç na kam hijepërfundon Camaj. /MALESIA.ORG/