U mbajt pikniku pranveror i shoqatave shqiptare në New York

pikniku ny 2016Shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nen Malin e Zi mbajtën piknikun e përbashkët me datën 29 Maj 2016 ne Parkun piktores te New Yorkut, Franklin D. Roosevelt (FDR) State Park.

Edhe pse larg nga vendlindjet tona dhe rrënjët e origjinës, diaspora e jone gjithnjë po e dëshmon se bashkimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët nuk ka alternativ tjetër. Te bashkosh rreth 3000 pjesëmarrës ne natyrë si një
familje e vetme është pune dhe kontribut i pamohueshëm i shoqatave tona organizatore te këtij pikniku madhështor.

Parku FDR sikur ishte shndërruar ne një oazë te vogël dhe te bukur shqiptare ne mërgime, jehona e këngëve
dhe valleve shqiptare ne këtë oazë sikur krijonte një ambient edhe ma te ngrohet dhe ngrite edhe ma shume nostalgjinë e pjesëmarrësve, për mallin e mërgimtareve, mallin e vendlindjes.

Qe te gjithë krenar me identitetin e vet kombëtar shqiptar sikur shpalosnin historin e trevave te tyre duke buçitur këngët per Jaku Ferrin , Ded Gjo Lulin e Mujo Ulqinakun.

Rinia e jonë e bukur e shqiptare i jepte një gjallëri dhe vrull ma te madhe mbarëvajtjes se piknikut, aktivitetet e shumta sportive qe u zhvilluan impresionuan qe te gjithë pjesëmarrësit.

Piknikun me pjesëmarrje e ti e nderoj asmbleisiti i shtetit te New Yorkut zt.Mark Gjonaj i cili ne mesin e vëllezërve te vet nuk ndahet asnjëherë me prezencën e ti ne çdo organizimi te shoqatave tona.

Në Piknikun e mbajtur më datën 29 Maj 2016 në FDR State Park New York i cili fillojë në ora 10:30 të paradites dhe përfundojë rreth orës 7 të mbrëmjes, Shoqatat organizatore të Piknikut ishin:

– Fondacioni Plavë Guci
– Shoqata Malësi e Madhe
– Shoqata Ana e Malit
– Fondacioni Dom Simon Filipaj

Ne emrin e shoqatave tona u jemi mirënjohës te gjithë pjesëmarrësve dhe shprehim respektin per punën e shkëlqyer te shoqatve tona ne organizimin dhe koordinimin e një aktiviteti te përkryer sic ishte Pikniku i 29 Maj
2016.

Ejllo Berishaj, koordinator i shoqatave