Gjeloshaj riciklon Fjalorin në mes të Kuvendit (Video)


Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka ricikluar sot faqet e Fjalorit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Artëve në të cilat fyhen shqiptarët.

Ai tha se faqet fyese të Fjalorit të gjuhës letrare e popullore malazeze i ka ricikluar në shenje proteste në emër të të gjithë Shqiptarëve.

Fjalori në fjalë, në mes tjerash termin “Albanizim” e përshkruan “imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve popujve të tjerë”.

“Populli që unë përfaqësojë, përpos fyerjes në bazë kombëtare ai është fyer edhe në bazë fetare. Në emër të popullit shqiptar, kudo që jeton, unë tani do të ricikloj këtë fjalor,” tha Gjeloshaj sot në Kuvend e më pas ricikloi faqet e Fjalorit.

Ai tha se nuk do të ndalë me këtë “performans”.

“Nesër kamë një takim me Presidentin e Shqipërisë, ndërsa do të kërkojë takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë dhe t’ua paraqes problemet me fjalorin dhe statusin e Malësisë”, tha ai. /MALESIA.ORG/

Gjeloshaj - reciklim 1