Nën organizimin e Tifozave Kuq e Zi , grupit nga Tuzi-Malësia, ndeshja e Kombëtares tonë kundër Francës do të përcjellët drejtpërsëdrejti në parkun e QKI “Malësia” në Tuz. Kjo është hera e parë që në Tuz organizohet përcjellja publike e ndeshjes së Kombëtares në ambient të hapur, në ekranin e madh.
Grumbullimi fillon në ora 20:30.
Organizime të tilla po zhvillohen në Tiranë, Durrës, Elbasan, Prishtinë, Pejë, Dibër, Shkup, Tetovë, Preshevë e shumë qytete tjera shqiptare.
Në rast të kushteve të dobëta atmosferike, ndeshja do të përcjellët në korridorin e madh të QKI “Malësia”.
Eja edhe ti, vishu Kuq e Zi!
