Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu u ka derguar letër proteste Kryeministrit Millo Gjukanoviq, Ministrit të punëve të mbrendshme Goran Danilloviq dhe drejtorit të Dejtoratit të policisë Sllavko Stojanoviq lidhur me ngjarjen e ndodhur në Budvë, ku tre turistë janë dënuar nga policia për shkak se kishin flamurin shqiptarë të vendosur në automobil.
Në letër ndër të tjera thuhet:
Nga mediat jemi informuar se policia e Budvës ka arrestuar tre turistë me shkas se ata kanë shkelur Ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike sepse në automojetin kanë mbajtur flamurin shqiptarë, dhe për këtë arsye gjykatësi i ka dënuar me gjobë prej 230 euro.
Ju përkujtojmë se edhe në Ulqin ditë më parë Drejtoria e policisë ka ngritur padinë ndaj një personi juridik, sepse disa tifozë në lokalin e tij kanë mbajtur flamurin shqiptarë.
Prandaj shpreh Protestin tim dhe pakënaqësinë e madhe ndaj punës së Drejtorisë së policë lidhur me këto raste.
Kjo paraqet keqpërdorimin e Ligjit nga viti 2011, sepse nëpunësit e policisë duhet të dinë dy gjëra:
- Në Mal të Zi është i lirë përdorimi i simboleve nacionale dhe kjo është e definuar edhe me Kushtetutë edhe me Ligjin mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, e pasiqë flamuri i Republikës së Shqipërisë është i njëjtë me simbolin e shqiptarëve në Mal të Zi, ai si i tillë nuk guxon të trajtohet në Ligjin mbi rëndin dhe qetësinë publike.
- Gjatë implementimit të Ligjit nuk guxon të ketë diskriminime, prandaj ju përkujtoj se një numër i madh i turistëve në automobilat e tyre i kanë të vendosur flamujt e shteteve të veta, kështuqë sipas kësaj do të duhej që të gjithë të dënohen. E nëse dënohen vetëm shqitarët, atëherë kjo është diskriminim.
Pasiqë Ligji mbi rendin dhe qetësinë publike është jodemokratik dhe është mbetje e kohërave represive ndaj pakicave, pres përkrahjen Tuaj për ndrrimin e nenit 23 të ligjit në fjalë.
Poashtu përmes kësaj shkrese Ju kërkoj që të më jepni të gjitha rastet kur Drejtoria e policisë gjatë punës së saj e ka implementuar nenin 23 të Ligjit mbi rendin dhe qetesinë publike, prej miratiit të tij e deri sot.
Dhe në fund shpresoj se këtë nen të ligjit nuk do ta përdorni më.
Me respekt,
Genci Nimanbegu
Deputet i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi
Kryetar i KKSH-së