(Me rastin e 105 Vjetori i Kuvendit te Greçes ,23 qershor1911-2016).
Nga Ndue BACAJ .
Në historinë hartistike të Shqipërisë, Greça e Kelmendit zë një vend të vogël , por në historinë e kuvendeve te atdhetarise , Greça zë një vend aq të madh sa mund të quhet pa frikë nje nder kryevendet e kuvendeve të shqiptarëve ndër shekujt që kërkonin lirinë, flamurin e mvetësinë. Në Greçë nga data 10 deri më 23 qershor të vitit 1911 zhvilloi punimet kuvendi i krerëve dhe përfaqësuesve të Malësisë e Shqiptarisë, kuvendi i atyre burrave që kishin qene ne krye te kryengritjes antiosmane më të sukseshme në krejt historinë 433-vjeçare të robërisë aziatike. I asaj kryengritjeje që tronditi Stambollin, që zgjoi Europën plakë nga gjumi i harresës ndaj shqiptarëve, si dhe i asaj kryengritjeje që më 6 prill (1911) valëviti krenarisht ne Deciq te Malesise Madhe flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit, i cili simbolizonte jo vetëm lirinë e pavarësinë e ëndërruar prej shekujsh, por mbi të gjitha simbolizonte qytetërimin europerëndimor të pashuar nga pushtuesit shekullor turrko-osman… Kostoja e kësaj qëndrese për shekuj kishte sjellë lumenj gjaku mbi këto troje shqiptare, që njëkohësisht ishin edhe troje të Europës , e cila mbeti perendimore ne qytetrim e besim fale edhe kryetrimit e kryheroit shqiptar të shekullit e XV , Gjergj Kastriotit Skenderbe ,amaneti i te cilit u ruajt me mire se kudo ne Shqiperi , ne Malesi te Madhe ku filloi dhe vazhdoi kryengritja e vitit 1911. Në valën e kësaj kryengritje antiosmane, kur pushka e lirisë e flamurit kërciste në trojet e Malësisë së Madhe etnike e më gjerë, krerët e Komitetit të Podgoricës, dhe ata të kryengritjes, që thuajse ishin të njëjtët, menduan të realizojnë kuvendin historik ku kërkesat e shqiptarëve të kuvendohen e shkruhen, për t’ia bërë të ditur perandorisë turko-osmane per zbatim dhe Europës për të qenë garante në realizimin e tyre. Greça, si vend, nuk u zgjodh rastësisht, pasi ndër shekuj këtu ishin mbledhur kuvende e aleanca antiturke, si të shqiptarëve vetë, por edhe me popuj të tjerë që i kishte kapur lëngata aziatike. Greça si vend historik e piktoresk i maleve shqiptare ‘rrethohej’ nga nje popullsi atdhetare , autoktone , qëndrestare e luftëtare e njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht, siç ishin kelmendasit e trieshianët. Gerca nga vete natyra ishte edhe një ‘fole’e mrekullueshme per zhvillimin e ‘qete’ te evenimeteve kaq te rendesishme diplomatike… Si ‘deshmi’ e ketij evenimenti historik jeton edhe sot ne Grece Ahu madheshtor (dikush e quan edhe lis) nen hijen e te cilit qëndruan me orë e ditë ata që realizuan kuvendin dhe bënë historinë , kuvendaret e Greçes: Ded Gjon Luli , Gjeto Marku -Hot ; Ded Nika , Sokol Baci dhe Tring Smajlja -Grud , Gala Smajli , Gjon Gjeka -Triesh ; Dod Preçi –Kastrat ; Tom Nika , Martin Preka –Shkrel ; Cal Dedli , Lul Rapuka , Llesh Gjergji , Prek Gjetja – Kelmend ; Mehmet Shpendi –Shal ,Prel Marjani –Shosh , Avdi Kola – Gimaj , Pup Çuni e Binak Lulashi – Toplan , Nik Mhilli – Shllak ; Bec Delia , Bash Bajrami – Nikaj –Mertur ; Luigj Gurakuqi , Hil Mosi , Risto Siliqi – Shkoder ; Sali Hoxh Hidri –Elbasan – perfaqesues i Ismail Qemalit ; Nikolla Lako – perfaqesues i Korçes e Gjirokastres , Nuçi Pepo , si dhe perfaqesuesit e Binomit Fe dhe Atdhe : Pater Karl Prenushi – famulltari i Vuksanlekajve ; P.Lorenc Mitroviq – famulltari i Bajzes ; At Mati Prenushi – famulltari i Kastratit ; P.Sebastian Hila – famulltari i Rapshes ; P.Bonaventura Gjeçaj – famulltari i Grudes ; P. Luigj Bushati – famulltari i Traboinit…
12 Kerkesat autonomiste të kuvendit :
“ 1.Garanci kundra persëritjes pas sodit të veprimeve e menyrave antikonstitucionare nga ana e qeverisë qendrore e të autoriteteve vendore në te gjithe Shqiperinë. Nderim per të gjitha fetë dhe zakonet e vjetra të garantuara nga konstitucioni e të konsakruara nga kanunet e zakonet. 2.Të njohurit e plotë të gjendjes së kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombe të tjera të Mbreterisë. 3.Liri të plotë per Shqiptaret të zgjedhin pa ndonjë pengesë a ngushtim deputetet e vet ,numri i të cileve do ti pergjigjet popullsisë. 4.Liri të plotë per Shqiptaret të mesojnë e të perparojnë në gjuhen e vetë e të themelojnë shkolla shqipe të veçanta e të botshme (publike N.B.), të cilat të kenë të gjitha ato të drejta që kanë shkollat e qeverisë .Nderim per të drejtat që u janë njohur krerëve fetarë të Krishterë persa i perket mesimit ndër shkollat që janë në sundimin e tyre. 5.Organizimi i administrimit të vilejateve ku ndodhen shqiptarë , të ketë per themel një sistem decentralizimi administrativ ,që t’u pershtatet nevojave të vendit e zakoneve të vendasve , e që të afrojnë rregullat e pergjithshme të administrimit ,të njohura prej konstitucionit me praktikat e konsakruara prej kohesh në disa vise. 6.Të zgjedhunit e valinjeve e të tjerve nëpunes të lartë të shtetit të bëhet në mes më të mirëve e më të vlefshmëve zyrtarë të shtetit ,duke pelqye më teper ata që dijnë gjuhen e zakonet e vendit. Emrimi i të tjerve nëpunes civilë e financiarë, e të gjyqtarëve në mes atyre që janë shqiptarë e që të kenë cilesit dhe njohurit e kerkuara. Xhandaret e agjentet e policisë ,ashtu si dhe nëpunesit e tjerë të zgjidhen në mes më të zoteve nga njerzit e vendit. 7.Emrimi i një perfaqesuesi të sulltanit si inspektor i pergjithshem per një periull vitesh me barren e mbikqyrjes per vendosjen besnikrisht në udhen e nomit organik , të perfunduarit e detyres së valinjeve e të tjerve nëpunes , të mbajturit e qetsisë e harmonis në mes të elementeve të ndryshem etnikë që ndodhen në vilajetet bashkerisht. 8.Perdorimi i gjuhes shqipe në marrëveshje në mes administratorve e të administruarve të vendit , në kuvende ,në gjykime para gjyqeve të perdoret perkrah me turqishten që është e mbetet gjuha zyrtare e vendit edhe shqipja. 9.Sherbimi ushtarak i detyrueshem per të gjithë shqiptaret me sisteme skanesh (systeme de cantinnement) në kohe paqe , te behet me një organizim të veçant per vendasit e viseve që ndodhen në kufi të shteteve ballkanike ,duke u dhënë lehtesira që të munden të bejnë sherbimin ne vend e të ruajn sigurinë e kufijeve. Ushtaret do të kenë liri që gjatë sherbimit të mbajnë detyrimet e besimit të tyre dhe të zakoneve të veta. 10.Shfrytezimi per nevojat e vendit i të gjitha të ardhurave ,perveç atyre të gjymrykut ,të postes e të telegrafes , të duhanit ,të spirtos e të pullave ,të cilat janë dhënë per disa sherbime të tjera. Të lanunit per ndertim rrugesh e hekurullash në marreveshje me vendorët, e per mirmbajtjen e shkollave të botshme të një pjesë të teprices të të ardhurave të permendura më siper , gjithashtu edhe të të gjitha pagesave per rrugë, të pageses shtimore per mesim , e të 3% të së drejtes së hyrjes. Tu njihet komunave e drejta e të prerit drejt per së drejti , ose me anen e të tjerve të pyjeve të vendit , me detyrë per komunat me marrë per barrë ruajtjen e tyre dhe të prerit në pyje të behet sipas rregullave e urdherave teknike , si dhe duke i paguar fiskut një pagesë që do të shenohet sipas llojit të drureve , e sipas largimit të pyllit nga limani ose nga vendi i shitjes. 11.Të drejta per keshillat e pergjithshme që të kenë mundesi të japin vendime mbi buxhetin e vilajeteve e të bejnë kontrolle per shpenzimet…12.Garantimi i fondeve të nevojshme , duke siguruar të hollat që lypen per rregullimin e rindertimin e shtepiave të djegura ; krijimin e një komisioni të perzier (comissin mixte) e të pavarur ,qe të monitorojnë kthimin në vend të njerzve të demtuar dhe rregullimin e shtepiave të djegura. Të kthehen armet e marruna me detyrë per ata që i bajnë , që t’i shtrohen kanunit të posaçem.”.(Grece 10-23 qershor 1911). Vlen te theksohet se ne kete kuvend pjesmarrja ishte më e gjërë se 34 emrat e sipershenuar , ndersa dymbëdhjetë kerkesat e Memorandumit kishin “frymen” e të gjitha trevave shqiptare (nga veriu në jug ) , ndaj në memorandumin orgjinal dallohet qartë nje perzierje dialektesh..Sic shihet memorandumi kishte kerkesa disi me te “zbutura” e diplomatike se sa ato te paraqitura në zjarrin e kryengritjes , por në themel keto kerkesa diplomatike shprehnin një autonomi substanciale që shkonte drejtë pavaresisë së Shqiperisë… Kerkesat e Kuvendit të Greçes njihen me emrin historik Memorandumi i Greçes , por shpesh edhe “Libri i Kuq “, (sipas ngjyres kapakeve të “librit”)……Për aresye “objektive” memorandumin nuk e nenshkruajnë të gjithë te sipercituarit ,ku kjo bie në sy veçanarisht për gjashtë perfaqesuesit e binomit Fe dhe Atdhe , që me sa duket nuk e firmuan për të mos i dhënë rast propogandes perçarese fetare të pushtuesit.. Memorandumi i Greçes u shkrua ne shqip dhe frangjisht… Nga nje kopje ju dorzua perfaqesuesve te fuqive te medha te Europes se kohes si garante , dhe nje kopje ju dorzua legates turke në Cetinë me daten 25 qershor (1911) nga perfaqesuesit e kuvendareve ; Ded Gjon Luli (Hot) , Sokol Baci (Grudë) , Dod Preçi (Kastrat) ,Prek Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder)… Dom Luigj Bumçi ( që ka qënë prezent) , tregon se kur “Ministri” (ambasadori) turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Ded Gjon Lulin se ; a i duan për vehte a për Shqiperinë pikat e Librit Kuq ? , prijesi legjendarë i kryengritjes i ishte pergjigjur rrufeshem : “…Ato pika që janë në librin e kuq i dona më parë për vehte e mandej për Shqipnin mbarë… Perandoria turko-osmane duke pare se malesoret kryengrites sebashku me aleatet e tyre nuk po i leshonin pushket krahut ,ata u detyruan t’i shqyrtonin 12 kerkesat e memorandumit te Greces dhe t’i pranonin,(ne nje fare menyre)…. Malesoreve kryengrites ju a paraqet vendimin e qeverise turke me 12 kerkesat qe ajo do ti plotesonte, ministri (ambasadori) i saj në Cetinë Sadredin Beu , si me poshte:
1. Një amnisti e përgjithshme për të gjithë ata që kishin marr pjesë në revoltën e fundit. 2. Malësorët e aftë për shërbimin ushtarak do ta kryenin atë në Vilajetet e Shkodrës dhe të Kostandinopojës. 3. Kajmekami i Tuzit duhej të njihte gjuhën shqipe. Mudirët duhet të caktoheshin në mes të bajraktarëve dhe vetëm kandidatët e zgjedhur prej popullit duhet të uleshin në Këshillin Komunal. 4. Taksat nuk do të mblidheshin gjatë dy vjetëve të ardhshme. 5. Taksa e deles do të pakësohej dhe një projektligj me këtë efekt do të paraqitej në parlament. 6. Mbajtja e armëve do të lejohej për të gjithë, por do të ishte e ndaluar vetëm në qytet e pazare. 7. Një shkollë kombëtare, në të cilën mësimi do të jepej në shqip prej mësuesve shtetërorë, do të krijohej ndër Distriktet e Shalës, Shoshit, Shkrelit, Kastratit, Grudës, Hotit dhe Kelmendit një shkollë për çdo rajon. 8. Në të njëjtat rajone do të ndërtoheshin rrugë dhe rrugë mushkash, në bazë të parimeve të barazisë do të merreshin në konsideratë kërkesat njësoj si për të gjitha subjektet e Perandorisë. 9.Puna për bërjen e rrugëve do të fillonte sa më shpejt. 10. Shtëpitë e dëmtuara dhe të shkatërruara në distriktet e sipërshënuara do të vlerësoheshin prej një komisioni në të cilin do të përfshiheshin përfaqësues të vilajetit dhe përfaqësues të Arqipeshkëvit së Shkodrës. 11.Meqë kredia prej 1000 lirash turke e dhënë nga Sulltani nuk ishte e mjaftueshme, një kredi tjetër do të hapej në të ardhmen. 12. Të gjithë refugjatët që do të kthehen nga Mali i Zi në Shqipëri do të marrin deri në të korrurat e ardhshme një gjysëm kilogrami misër në ditë për kokë, me një dhurim prej 1 lire turke për çdo të rritur.
“Jehona” e Memorandumit të Greçes
Jehona e memorandumit, si dhe jehona e kryengritjes i kaloi kufijtë e Shqipërisë Etnike. Për memorandumin shkruajne ; më 25 qershor 1911 gazeta “Neue Freie Presse” në Vjenë në gjuhën gjermane, më 26 qershor 1911 në Paris shkruan “Le Moniteur Oriental” në frëngjisht, më 6 korrik gazeta e Shkupit “Vardar”, shkruan në gjuhën serbo-kroate , më 12 korrik nga Roma në italisht shkruan gazeta e njohur italiane “Corriere d’Italia”, me daten 1 gusht 1911 shkruan per pergjigjen e plotsimit te 12 kerkesave te memorandumit nga qeveria turke , gazeta britanike “The Times” , si dhe shumë organe shtypi të shqiptarëve në dhena të huaja, por edhe të shteteve të ndryshme të Europës. Gjithsesi jehona e memorandumit jo vetëm u përhap në tërë Shqipërinë, por kishte edhe shumë tubime popullore në përkrahje të këtyre kërkesave që nuk ishin tashmë lokale, por mbarëkombëtare. Një ndër tubimet më interesante në përkrahje të memorandumit të Greçës ishte ai që u zhvillua te Ura e Shushicës në Vlorë. Në përkrahje të kërkesave të memorandumit u hodhën thuajse të gjitha krahinat e Shqipërisë, të cilat u mblodhën në kuvendet e tyre, duke formuluar edhe memorandumet përkatëse që kishin në themel kerkesat e memorandumit te Greçes. Më 21 korrik 1911 Gjirokastra bene një memorandum që ia dërgonte qeverisë xhonturke , më 18 gusht 1911 Tepelena fillimisht formulon një sërë kërkesash ndaj xhonturqve, ku këto kërkesa më 23 gusht i permbledhe ne një memorandum me kërkesa lirie e mvetësie. Kërkesa e memorandume të frymëzuara nga memorandumi i Greçës realizojnë edhe komunitetet shqiptare që jetonin jashtë Shqipërisë, si ai i Sofjes më 14 shtator 1911 e të tjerë. Kërkesa e memorandume të shqiptarëve vazhdojnë edhe gjatë vitit 1912, ku vlen të theksohet memorandumi i Hotit, më 9 shkurt 1912, i cili nënshkruhej nga 50 krerë e prijës malësorë nga Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Shala, Shoshi, Kiri e të tjerë. Memorandumi u drejtohej fuqive të mëdha për të ndërhyrë pranë qeverisë xhonturke për të zbatuar memorandumin e 23 qershorit 1911… Kërkesa e memorandume te shqiptareve ne trojet e veta janë bërë : nga Krasniqja në prill 1912 , nga Peshkopia më 15 maj , nga Juniku nga datat 21-25 maj , nga Mitrovica po në muajin maj 1912, nga Malësia e Gjakovës po në muajin maj , nga Janina , nga Korfuzi etjer në muajin qershor, por edhe nga Berati , Prishtina në muajin korrik, nga Manastiri në muajin gusht e deri nga Durrësi në muajin tetor-nëntor e të tjerë deri sa më 28 nëntor 1912, nga Vlora, përfaqësuesit e gjithë Shqipërisë shpallën mvetësinë, programi i së cilës i kishte themelet ne memorandumin e Greçës, ku kishin marre pjese edhe dy ikonat e shpalljes se pavaresise Luigj Gurakuqi (direkt) dhe Ismail Qemali me perfaqesuesin e tij… Kuvendi i Greces dhe memorandumi i autonomise me trajta mvehtesie ,si ‘produkt’ diplomatik i krereve malesor e shqiptar tashma eshte përjetësisht një shkëmb i rëndë themeli ne historinë e luftes me pendë per pavaresinë e Shqipërisë…
Referencat:
1.Edwin Jacques “ SHQIPTARET”, histori e popullit Shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Fq. 272 .
2 .Ndue Bacaj Gazeta “Shqiperia Etnike”,nr.96 ,dt.21 shtator2006.
3. Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare ,Akademia e shkencave te republikes Shqiperise , Instituti i Historise , fq.225-258 , Tirane 1978.
4.Romeo Gurakuqi ,Kryengritja e Malsise se Mbishkodres e vitit 1911 ,fq.185.
5. At Marin Sirdani ,Franceskanet ne Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë të atdhetaris , fq.139-140.
6. Romeo Gurakuqi , Po aty , fq.127 .
7. Ismail Qemali ,Permbledhje Dokumentash 1888-1919 ,Drejtoria e pergjithshme e Arkivave te shtetit 1982 ,perg. nga Teuta Hoxha ,fq.166.
8. Revista “ LEKA” e vitit 1937 /1 fq.12-13.(Pjese nga Memorandumi mbi vendimet e dhanuna prej kuvendit te pergjithshem shqiptare ne Grece ,me 10/23 te Qershorit 1911).
9.Romeo Gurakuqi, po aty , fq.146-147.
10.D. Lugj Bumçi ,”Nga kujtimet e mia ,botuar ne “Hylli I Drites” 5/1944 ,fq.17-18. 1 .Stefanaq Pollo , Ne gjurmë te Historisë shqiptare (botim i Akademise Shkencave te republikes se Shqiperisë, Instituti i historise ,fq.269-270.
12. Gjek Gjonaj ,gazeta “55” date 31 korrik 2004 ,fq.18 .
13 .Lulash N. Palushaj ,MALESIA dhe Fiset e saj ,shenime historike ,fq.208.
14.Ismail Qemali ,permbledhje dokumentesh ,po aty ,fq.166.
15. Franc Baron Nopça ,Udhetime neper Ballkan ,Kujtime…fq.290.
16.Franc Baron Nopça ..Po aty ,fq.358-359.
17. Gazeta “STANDARD” ,dt.05.7.2008…
18. Ndue Bacaj Gazeta “Shqiperia Etnike” ,nr.62 ,dt.13 korrik 2004.
19.Ndue Bacaj ,revista online Albdreams,dt.23 qershor 2012.
20.Trashigimi gojore ,te mbledhura nga autori neper Malesi te Madhe..
Athine , me 22 qershor 2016