Më 03 Gusht 2016, nën organizimin e SH.K.A “Besa” në bashkëpunim me rininë e Kojës, u mbajt manifestimi, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2016” në Koritë të Malësisë.
Programin e përcolli një numër i konsiderueshëm shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga SH.K.A “Besa” dhe rinia e Kojës.
Fjalën përshëndetëse në emër të rinisë së Kojës e mbajti z.Pero Kolçaj.
Këtij viti përzgjedhja për bukuroshen e bjeshkës nuk kishte karakter garues vetëm karakter revijal manifestativ me qellim qe ti kthehemi traditës së mëhershme.
Prandaj pjesëmarrëse për bukuroshet e bjeshkës ishin vetëm 3 vajza malësore. Ato ishin: Juliana Gojçaj, Laura Dushaj dhe Kristijana Junçaj
Në këtë eveniment u zgjedh çifti vallëzues më i mirë, Daniel Ujkaj dhe Dijana Gjurashaj.
Vlen të ceket se dhuratat për bukuroshet e bjeshkës këtij viti i kishin siguruar Robert dhe Kristina Nikprelaj , gjegjësisht pronarët e argjendarisë “Robi”.
Programi vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtuan këngëtarët: Lekë Dedvukaj, Kolë dhe Hanë Nikprelaj, Liria Dedvukaj – Sinishtaj, Shtjefen Ujkaj dhe Dj Mani.
A.Camaj