U organizua promovimi i dy librave të fundit të Prof.Dr. Anton Kolë Berishajt, anëtarit të Akademisë së shkencave dhe arteve të Kosovës

13886985_10208744965095463_6034748959234015133_nNë ambinetet e hotelit “Oasis”, në Tuz, të marten më 09 gusht, me fillim në ora 20.30, para një auditori impozant dhe në një ambient të bukur veror, u promovuan dy librat e fundit të autorit Prof. Dr. Anton Kolë Berishaj, anëtarit të ASHAK, “Shoqëria pa shtet – studim socioantropologjik” (2014) dhe “Virgjërat e përbetuara“ (2016), botime këto të Akademisë së shkencave dhe arteve të Kosovës. Vlerësimet e veta për librat i shpalosën Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, anëtar i ASHAK dhe Sekretar i Seksionit për Shkenca Shoqërore pranë kësaj Akademie, MR. Anton Gojçaj dhe Prof. ass. Anton Vukpalaj.

Në organizimin e Pal Dreshaj, prof. që njëkohësisht pati edhe rolin e moderatorit të këtij evenimenti, dhe me mbështetjen finansiare të Shoqatës Malësia e Madhe, me seli në NY të SHBA-ve, të pranishmit i përshëndeti Akad. Prof. Dr. Hivzi Islami, kryetar i ASHAK. Në fjalën e tij kryetari i ASHAK, Hivzi Islami, bëri një rekapitulim të rrugëtimit të profesorit Berishaj – që nga Malësia, Ulqini, Prishtina dhe Zagrebi, për të veçuar kontributin e çmuar të tij në lëmenjtë e sociologjisë, antropologjisë dhe kulturës me studimet e veta teoriko-shkencore, gjë që, sipas fjalëve të tij, autori i bëri vend vetes në Akademinë e shkencave dhe arteve të Kosovës. Anëtarësimi në këtë institucion kulmor të shkencës nuk është i lehtë, pohoi kryetari Islami, mirëpo autori i librave që po i promovojmë sonte, u imponua si shkencëtar serioz dhe nuk është e rastit që punimet e tij janë botuar dhe mund ti gjejmë nëpër revista me renome ndërkombëtare – gjithandej në rajon dhe në disa gjuhë. Ai apeloi te dashamirët e librit që të kërkojnë mundësi të përkthimit edhe të këtyre veprave në gjuhën angleze, meqë interesi është që qarqet akademike gjithandej botës të njihen më specifikat e jetës, historisë, kulturës dhe mekanizmave të mbijetesës së kësaj popullate nëpër shekuj.

Sekretari i seksionit të shkencave shoqërore pranë Akademisë së shkencave dhe arteve të Kosovës, Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, anëtar i Akademisë, dha një pasqyrë të shkurtër të aktivitetit shkencor të institucionit, por gjithnjë duke iu referuar librave të autorit Berishaj. Librat e autorit Berishaj, pohoi ai, janë projekte madhore, me një metodologji të mirëfilltë dhe aparaturë të lakmueshme shkencore. Qasja multidisciplinare që autori e ka aplikuar në këto dy studimet e fundit, që po i promovojmë sonte, është dëshmi edhe e njohjes në nivel të lartë të metodologjisë së mirëfilltë shkencore, që në studimet empirike, çfarë janë këto – s’do mend se janë parakusht i studimit serioz, të mbështetur shkencërisht dhe mbi burime të mirëfillta shkencore në shumë gjuhë.

Në vazhdim, moderator i këtij promovimi, Pal dreshaj, prof. i shkoqiti disa pasuse nga jeta e autorit Berishaj. i lindur në Malësi, shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, fakultetin në Prishtinë, ndërsa studimet pasuniversitare dhe doktoranturën i përfundoi në universitetin e Zagrebit. Berishaj, sipas moderatorit dhe organizatorit të këtij tubimi, Dreshaj, vazhdon të punojë si professor i rregullt në Universitetin e Prishtinës, ku një periudhë ishte edhe u.d. i rektorit të këtij universiteti.

Për librin – “Shoqëria pa shtet”, foli MR. Anton Gojçaj. Qasja e këtij recensuesi ishte sa inspiruese për vetë autorin, aq edhe për auditorin. Me një prezantim të vlerave relevante shkencore të këtij libri, Gojçaj dëshmoi se ky recension më këtë rast ishtë rezultat i një studimi me përkushtim dhe interes të lartë shkencor. Një analizë e thukët shkencore që MR. Gojçaj i bëri këtij libri, e joshë lexuesin që ta lexojë dhe gjejë përgjigje në shumë çështje që gjerë më tani, sipas tij, kanë mbetur pa përgjigje. Njohuritë e këtij recensuesi nga fusha e letërsisë dhe historisë, por edhe nga veçoritë socio-kulturore të popullatës historikisht të ngujuar në Veriun shqiptar, ofroi një pasqyrë bindëse – jo vetëm të këtij studimi të veçantë për nga karakteri metodologjik, por edhe të vetë recensuesit. Ky recensues, në vlrerësimin e tij i dha përparësi dhe e çmoi lart – jo vetë aftësinë e dëshmuar analitike të autorit, por edhe forcën e tij që të shkëputet nga vlerësimet subjektive, që shpesh për shumë autorë, pavarësisht nga kalibri i tyre, bëhen gracka. Shkëputja emocionale nga ambient, por jo duke shkelur në terrenin e indifferences, autorin e bën – jo vetëm të veçantë, por edhe interpretimet dhe analizat e tij – të kapëshme dhe tshkencërisht të qendrueshme.

Prof. ass., Anton Vukpalaj ishte folësi i radhës në këtë mbrëmje shumë interesante për nga përmbajtja dhe shfaqja e vlerave të dy studimeve – po aq të veçanta – jo vetëm në shkencën shqiptare, por edhe më gjerë. Libri “Virgjërat e përbetuara”, sipas recensuesit Vukpalaj, del të jetë studimi më serioz i këtij lloji, për ktë fenomen, që nuk është as fetar, as kombëtar. Autori Berishaj, sipas recensuesit Vukpalaj, ka plotësuar zbrazëtirat e konsiderueshme në interpretimin shkencor të fenomenit të virgjërisë së përbetuar. Nuk kanë munguar as autorët e profileve të ndryshme, aq qasjet dhe interesimi për këtë fenomen, por qasja e tyre – ose ka qenë e gabuar, ose nga distance, ose me ndërmjtësim të personave të tretë, që ka ndikuar në finalizimin e proceseve studimore të gabuara. Autori Berishaj, sipas tij, ka hyrë në esnecën e fenomenit, duke përcaktuar madje edhe kriteret e promovimit të një kategorie të virgjërave të përbetuara ne burra social, pavarësisht se biologjia – edhepse e menjanuar, ka funksionuar në rrafshin sociokulturor të mjedisit si enigma dhe tabu, për të cilën nuk është folur shumë.

Autori Berishaj, shprehi falenderimin e tij ndaj ASHAK, që me botimin e këtyre librave i ka mundësuar që idetë dhe analizat e tij lidhur me shumë fenomene të shtjelluara në këta libra, të qarkullojnë si përpjekje për të gjurmuar të vërtetën; ndaj Shoqatës Malësia e Madhe me seli në NY, që me vetëdëshirë ka marrë rolin e sponsorit të mbrëmjes promovuese, gjithë të pranishmëve që me pjesëmarrjen e tyre i kanë dhënë kuptim dhe peshë – jo vetëm këtij promovimi, por edhe studimeve të gjata të tij nga këto fusha, e të prezantuara në këta dy libra. /MALESIA.ORG/


13923721_10208744891173615_6310972032877387103_o13872993_10208744890213591_5313742637177258841_n 13900066_10208744894053687_7063976161461255235_n 13921044_10208744895813731_7106826545413207931_n
13925289_10208744893653677_3965585294501915372_n 13935168_10208744892173640_4455975007812932928_n unnamed (3) unnamed (5) unnamed (6) unnamed (7)
unnamed (1)
13935087_10208744897853782_5535884002884668542_n
13886985_10208744965095463_6034748959234015133_n