Njoftim: Logu i Shnjonit të Hotit në Detroit

f-h-rapsha-1Fondi Humanitar Rapsha, njofton mbarë komunitetin shqiptar se me rastin e ditës së Shën Gjonit, organizon “ Logun e Shnjonit të Hotit” ditën e Hënë, më 29 Gusht 2016, pran Kishës së Shën Palit, duke filluar në ora gjasht (6:00p.m) mbas dite deri në orë të vona të mbrëmjes. Me këtë rast do të keni mundësi të argëtoheni nën tingujt e muzikës dhe këngës së këngëtares të mirënjohur Albina Ndrejaj, nën orkestrimin e Beko Gjelaj, si dhe me folklor burimor të përgaditur nga Shoqëria Kulturore Artistike Rapsha në mërgim.

Janë të ftuar të marrin pjes të gjithë shqiptarët, pa dallim krahine, moshe apo besimi. Ejani të festojm sëbashku, që sadopak të kujtojm, trashigojm dhe të perciellim kulturën tonë tek brezat e rinj këtu në mergim.

Mirë së të vini.

Me nderime: Fondi Humanitar Rapsha