Partia Demokratike dhe Iniciativa Qytetare – Tuz, bashkë në zgjedhjet parlamentare

pd-iqDrejtuesit e Partisë demokratike Fatmir Gjeka dhe Gëzim Hajdinaga dhe Iniciativës qytetare Smail Maliq Çunmulaj dhe Vasel Sinishtaj kanë arritur marrëveshjen të shtunën në Tuz për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Jemi të bindur që lista jonë, të cilën do ta udhëheq Hajdinaga, do të ketë përkrahjen më të madhe të Shqiptarëve, sepse garanton realizimin e kërkesave tona dhe do të grumbullojë personalitetet e theksuara nga të gjithë zonat ku jetojnë përfaqësuesit e komunitetit tonë nacional”, thanë ato.

Shtuan se presin që në ditët e ardhshme edhe disa subjekte tjerë t’i bashkëngjiten këtij koalicioni.

Sipas zhvillimeve të deritashme, partitë shqiptare do të garojnë në tre lista të ndryshme. /UL-Info/MALESIA.ORG/