Kombëtarja jonë e ka filluar aventurën drejt ‘Rusia 2018’ me një fitore 2-1 ndaj Maqedonisë.
Kombëtarja ishte më e mirë në këtë takim kualifikues dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Ndeshja filloi me golin e Armando Sadikut në minutën e nëntë, pas një asistimi nga Elseid Hysaj.
Kuqezinjtë nuk u ndalën pas golit, ata sulmuan vazhdimisht, por nuk arritën të jenë konkretë para portës kundërshtare dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e para.
Mysafirët barazuan me anë të Egzijan Alioski në minutën e 51-të pas një gabimi të Burim Kukelit.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 76-të për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe kështu rifilloi sot (e martë) në ora 14:00.
Në minutën e 89-të erdhi goli i fitores nga Bekim Balaj pas një asistimi të Ledian Memushajt.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ka tri pikë në Grupin G, aq sa kanë Spanja dhe Italia.
Si në çdo ndeshje të Kombëtares tonë, edhe në këtë ndeshje ishin të pranishëm tifozët Kuq e Zi nga Tuzi-Malësia.
2-1: Shënon Bekim Balaj. 🙂
Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, September 6, 2016