Lideri i Partisë qendrore shqiptare për integrime (LQSHI) dr Isat Jakupi rakordoi të dielën mbrëma në Ulqin marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me kryetarin e Këshillit të Lidhjes demokratike në Malësi Nikollë Camajn, mëson Portali Ul-info.
Kjo do të jetë lista e tretë e cila grumbullon Shqiptarët për zgjedhjet parlamentare të16 tetorit, në krye të së cilës do të jetë Camaj.
Afati përfundimtar për dorëzimin e listave zgjedhore në Komisionin shtetëror zgjedhor është të martën, në ora 24. /Ul-info/