Komisioni shtetërorë i zgjedhjeve ka kthyer dy listat shqiptare për shkak të mangësive ligjore.
Koalicioni shqiptar “Me një qëllim” (PD-IQ-LDnëMZ-Perspektiva) dhe Lista e Lidhjes Demokratike Shqiptare kanë afat deri të shtunën për largimin e mangësive, kanë sqaruar nga KSHZ-ja.
Për shkaqe të ngjashme janë kthyer edhe lista e Partisë së radikalëve serb dhe Bashkësisë demokratike boshnjake në Mal të Zi.
Deri më tash janë vërtetuar 13 lista të cilat do të gjinden në zgjedhjet e 16 tetorit. /MALESIA.ORG/