KSHZ, pranohet Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve

lista-e-lidhjes-demokratike-te-shqiptareveKomisioni shtetërorë i zgjedhjeve fillimisht kishte kthyer Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve për shkak të mangësive ligjore, ndërsa është pranuar dje, njoftojnë nga kjo listë.

Nga kjo listë sqarojnë se shkaku i kthimit të listës, ishte përqindja e kandidateve femra në listën e tyre. Siç është e paraparë me ligj, çdo listë e cila merr pjesë në zgjedhje, duhet të kenë së pakut 30% kandidate femra. Nga kjo listë sqarojnë se pas plotësimit të kandidatëve, Komisioni shtetërorë i zgjedhjeve e ka aprovuar listën e tyre.

Jozyrtarisht mësojmë se edhe lista tjetër shqiptare, Koalicioni shqiptar “Me një qëllim” (PD-IQ-LDnëMZ-Perspektiva) është aprovuar nga KSHZ-ja. /MALESIA.ORG/