Zgjedhjet e lira dhe vertikti i qytetarit

kutija-votueseShkruan: Qani Osmani

Zgjedhjet e lira përcaktojnë thelbin e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit të së drejtës. Me zgjedhjet e lira argumentohen vlerat e shoqërisë, përfshirë këtu mënyrën e të kuptuarit dhe shfrytëzimit të drejtës së votës, sprova e bindjeve politike të liderëve partiakë për të respektuar të drejtën e votës dhe zgjedhjet e lira. Zgjedhjet e lira pasqyrojnë realitetin e pluralizmit në një shoqëri demokratike, ku pushteti detyrohet të realizojë detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve. Zgjedhjet e lira mund të konsiderohen ato zgjedhje që realizohen në pajtim me Kushtetutën, ligjet, rregullat juridike dhe standardet ndërkombëtare.

Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare si çdo round zgjedhor propaganda politike mundohet për të identifikuar paraprakisht fituesit dhe humbësit. Paraprakisht, bëhen analiza të sipërfaqshme, të njëanshme, apo dhe tendencioze në funksion të retorikës për të fituar sa më shumë pikë në elektorat. Megjithatë, për këtë pjesë le të merren ata të cilët janë më në brendi të kombinatorikave politike.

Çështja që dua të trajtoj ka të bëjë me diçka tjetër, por që lidhet ngushtësisht me proceset zgjedhore. E kam fjalën për zgjedhjet e lira e të ndershme në kuptimin që vota duhet të jetë e shejtë e pa manipulueshme dhe elektorati të japë vertiktin e tij sipas bindjeve dhe jo sipas Logjikës së forcës dhe presionit, apo sipas metodave manipulative, siç mund të jetë një punësim, një rrugë e shtruar me asfalt, apo pa dashur ta banalizoj një thes miell.

Fillimishtë duhet konstatuar se, panvarësishtë faktit se a thua bëhet fjalë për zgjedhje lokale, parlamentare apo presedenciale, si dhe pa marrë parasyshë se a thua këto zgjedhje janë të rregullta apo të parakohshme, ato përcillen me ankth të paparë. Kështu, shpallja e zgjedhjeve i ngjanë aktit të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa kampanja parazgjedhore si dhe dita zgjedhjeve i ngjanë një beteje të përmasave “ të jesh apo të mos jesh “.

E përbashkët tjetër e gjitha këtyre llojeve të zgjedhjeve në Mal të Zi është boshti rreth të cilit rrotullohen bisedat dhe platformat. Kështu, “ vlerat “ parësore të cilat “ hanë bukë e pinë ujë “ në tregun politik malazez si dhe në kampanjat parazgjedhore janë demagogjia politike, kamuflimi ekonomik, patriotizmat e rrejshëm, loja me ndjenjat nacionale dhe bisedat boshe rreth integrimit euro-atlantik. Gjithçka tjetër vjen në rradhë të dytë, duke përfshirë këtu edhe platformat e mirëfillta politike, ekonomike dhe zhvillimore.

Me një fjalë, zgjedhjet në malin e Zi, si në fazën e shpalljes së tyre, gjat mbajtjes së tyre si dhe në periudhën më pas, janë sui generis dhe kryesishtë bazohen në disa modele të demokracisë që zbatohen në praktikën zgjedhore. E ato janë :

1.Modeli i demokracisë “ shit dhe blej vota “.

2.Modeli i “ kërcënimit – shantazhimit “ , si dhe

3.Modeli i demokracisë “ kushtëzuese “.

Duhet thënë gjithësesi se kto modele nuk i njehë shkenca dhe të njejtat nuk i ka studjuar, prandaj nuk mund ti hasim në libra, apo punime tjera shkencore, por ato ekzistojnë dhe zbatohen në praktikën politike zgjedhore të shtetit malazez. E kur gjithë kësaj i shtohet realiteti i hidhur i cili dëshmon se, në këtë shtet, personat e vdekur respektohen më shumë se sa ata që janë gjallë, dhe se për të vdekurit investohet më shumë se sa që investohet për mirëqenien e të gjallëve, portreti i deformuar i këtij shteti virtual bëhet edhe më i shëmtuar.

Çështjet e më sipërme janë disa nga elementet të cilat e karakterizojnë bllokun politik malazez. Ndërsa , për ma tepër, kur jemi tek blloku politik shqiptar, i cili në këtë rast na tangon drejtëpërsëdrejti, dhe i cili është boshti kryesor i këtij shkrimi modest, që në fillim duhet konstatuar se, për këtë bllok zgjedhjet janë shumë të veçanta dhe hibride! Kjo ngase, në “kanunin dhe manifesto-n“ e partive popullore shqiptare, është “ lideri partiak “ ai i cili vendos mbi fatin e partisë që e përfaqëson dhe trupit zgjedhor që e voton. Madje këto lider , nga “ ushtarët “ e tyre partiak identifikohen me tipare të jashtëzakonshme, si p.sh. si persona të cilët, jo vetëm që janë largëpamës, por herë-herë ata shohin me katër sy! E, bile ndonjëherë edhe me gjashtë sy! E, të mjerët harojnë dhe nuk dinë se, verbëria e tyre është ajo që i bën ata që të mendojnë se lideri i tyre na paska katër apo gjashtë sy!

Me të përcaktuarit e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje, e të cilët , zakonishtë janë po të njejtat fytyra të cilët enden tashmë vite me rradhë nga një eshallon në tjetrin, fillon kampanja parazgjedhore, sa e turpshme, po aq edhe qesharake.

Gjat kampanjës, ata të cilët janë në opozitë premtojnë se, kur do të vijnë në pushtet, lumejtë do të rrjedhin mjaltë e qumësht dhe se populli kurrë më nuk do të shijojë idhëtinë e padrejtësisë, diskriminimin, dhe brengat e skamjes, duke tentuar në këtë mënyrë që ti fusin në harresë bëmat e tyre të para disa vitesh kur ishin në pushtet. Ndërsa, ata të cilët janë në pushtet dhe të cilët ëndërojnë edhe për një mandat tjetër, ata tregojnë për aq shumë “ suksese “ të arritura, sa që të venë në dyshim se ndoshta mos vallë janë duke biseduar për ndonjë vend Skandinav, nga se fjalët e tyre nuk reflektojnë asgja tjetër përpos rahatllëkut të tyre personal të cilin e kanë arritur në kurrizë të popullit të përvuajtur të cilin e përfaqësojnë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e pushtetit lokal, të cilët i fitojnë zgjedhjet e fundit në saje të premtimeve boshe, në momentin që ju kujtohet se ditët e “ pashallëkut “të tyre janë kah mbarimi, ata nxitojnë së arrnuari disa gropa në rrugë dhe së hapuri disa kanale dhe hendeqe duke e rënduar e vështirësuar edhe më tepër realitetin edhe ashtu të rëndë të qytetarëve, kanale dhe hendeqe këto të cilat do të qëndrojnë si të tilla deri në kampanjën tjetër parazgjedhore. E kur këto “ manovra “ të tyre banale nuk arrinë ta bindin elektoratin e rraskapitur, ata fillojnë e premtojnë jo vetëm zgjidhjen e çështjeve madhore kombëtare, por i dalin zot edhe zgjedhjes së problemeve globale dhe ndërkombëtare.

Gjatë këtyre kampanjave “ avangardat “ partiake janë të mobilizuara deri në skaj. Kanosjet dhe premtimet nuk kanë të ndalur. Sharjet dhe akuzat e ndërsjellta bëhen përditshmëri. Ndërsa, i vetmi segment i cili shënon rritje pozitive janë operatorët e telefonisë mobile, edhe atë, në saje të kartelave të mbushjes të cilat ju shpërndahen “ partizanëve “ partiakë.

Kështu, kalojnë vitet, e bashkë me to edhe shumë kampanja dhe mandate, ndërsa gjendja e popullatës votuese shkon duke u vështirësuar prej viti në vit në të gjitha segmentet dhe poret e jetës. E, s’do mend se, samë e mjeruar që bëhet jeta e popullatës, aq më i lehtë bëhet nënshtrimi i po të njejtës ndaj “ lojtarëve “ politik si dhe lojërave të tyre të fëlliqura dhe kushtëzimeve të tyre të pandershme. Në këtë mënyrë, popullata e mjerë bëhet pronë e partive politike dhe padronëve të tyre, të cilët e shfrytëzojnë atë si mjet për të realizuar qëllimet dhe apetitet e tyre personale të pangopshme.

Kjo praktik dhe logjikë e deritanishme duhet të marrë fund, në prag të këtyre zgjedhjeve aktorët politik duhet të marrin masa serioze për të kanalizuar energjinë e tyre jo në dëm të qytetarit, jo në dëm të demokracisë, jo në dëm të imazhit, por në funksion të përmbushjes së standarteve demokratike.

Subjektet politike që janë në garën zgjedhore kësaj here do të bënin mirë që të kursenin dozat e propagandës, të akuzave dhe të sharjeve dhe ti japin përparsi luftës politike me programe, platforma dhe alternativa.Kjo luftë si e tillë sheshon shumë punë dhe shërben si rregullator për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore duke krijuar luksin qytetarit për të vendosur për programin më të mirë. Në rastin konkret me standarde duhet të kuptojmë, ta lëmë qytetarin të vendosë për fatin e tij, ta lëmë qytetarin ta orientoj votën e tijë sipas bindjeve të tijë, ta lëmë votuesin të votojë për veten e tij dhe jo edhe për mëhallën.Nëse nuk respektohet bindja e qytetarit, shkelet demokracia, përdhunimi i demokracisë na njëllos të gjithve, pra na kthen prapa.