Listat shqiptare, e para, e treta dhe e dymbëdhjeta në fletët votuese

lista-zgjedhjet-2016Komisioni shtetërorë i zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar sot renditjen e listave zgjedhore të cilat do të gjinden në fletët votuese të zgjedhjeve të 16 tetorit.

Në këto zgjedhje do të të marrin pjesë 17 lista, në mesin e tyre janë 3 lista shqiptare.

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, i përbërë nga Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) dhe Alternativa Shqiptare (ASH) do të jetë e para në fletën votuese.

Koalicioni Shqiptar “Me një qellim”, i përbërë nga Partia Demokratike (PD), Iniciativa Qytetare (IQ), Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” do të jetë e treta, ndërsa Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve do të jetë e dymbëdhjeta. /MALESIA.ORG/