Tre listat shqiptare do të marrin rreth 66 mijë euro

kashListat të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare do të marrin nga 22 mijë euro për fushatat e tyre zgjedhore.

OJQ CDT (Qendra për Tranzicion Demokratik) ka njoftuar se fondi i cili do të shkojë për fushatat zgjedhore është 0,25 për qind të buxhetit aktual, gjegjësisht 1.9 milion euro.

Nga kjo shumë, 20 për qind ose rreth 385 mije euro do të shpërndahen në sasi të barabarta të gjitha subjekteve politike, që do të thotë se do të marrë rreth 22 mijë euro secila nga lista.

Ndërsa, 80 për qindëshi i mbetur i shumës së caktuar do të ndahet subjekteve të cilat do të fitojnë mandate, në mënyrë proporcionale me numrin e vendeve të fituara.

Shuma e parave për një mandat të fituar do të jetë rreth 19 mijë euro.

Para zgjedhjeve i bije se vetëm tre listat shqiptare do të përfitojnë rreth 66 mijë euro, 22 mijë secila.

Listat shqiptare në garë janë: Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH, Koalicioni Shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-Perspektiva dhe Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve. /MALESIA.ORG/