Parregullsi me vendvotimet – Votuesit nuk lejohen të votojnë në Qendrat ku ishin zyrtarisht të njoftuar

zgjedhjetZgjedhjet parlamentare të cilat po zhvillohen sot po shënojnë edhe parregullsi me Qendra e votimit.

Një votues i cili kërkoi të mbetet anonim njoftoi redaksinë tonë në lidhje me parregullsitë e vendvotimit.

Ai sqaroi se para disa ditëve kishte fituar njoftimin në formë të shkruar nga Ministra e Brendshme, në të cilën njoftohej për vendin ku është i regjistruar të votojë, por pasi shkoi aty, nuk u lejua të votojë me sqarim se nuk është në listën votuese në atë qendër të votimit.

Shkova aty ku kamë votuar çdo herë deri me tani, në Bashkësinë lokale Vrane aty ku jetoj dhe aty e kisha të caktuar në bazë të njoftimit nga Ministria e Brendshme, por më thanë se nuk jam në listë. Në atë bashkësi lokale janë dy qendra votimi, por në të dyjat fitova të njëjtën përgjigje. Më thanë se ndoshta jam i regjistruar të votojë në Sukruq apo në Tuz, por nuk më dhanë asnjë udhëzim se si mund t’a zbuloj se në cilën qendër jam i regjistruar të votojë”, sqaroi ai për portalin tonë.

Ai sqaron se ishte i vendosur që ta shfrytëzojë të drejtën e votës, prandaj u drejtua edhe tek qendrat votuese në Tuz, ku në dy të parat poashtu u njoftua se nuk është në listë, për të shkuar në qendrën e tretë në të cilën ishte i regjistruar.

Jozyrtarisht kemi mësuar se ka mjaft raste të tilla në Malësi, ku votuesit kanë fituar njoftimin zyrtarë nga Ministria e Brendshme për vendvotimin në Bashkësinë lokale ku jetojnë, por që janë kaluar në një vend tjetër. /MALESIA.ORG/

probleme-vendvotimet