Rezultatet preliminare të Zgjedhjeve Parlamentare – Shqiptarët fitojnë vetëm 1 mandat

harta-trojet-shqiptare-nen-mal-te-zi-zgjedhjet

Koalicionet shqiptare kanë regjistruar rezultatin më të keq në historinë e pluralizmit në Mal të Zi

Nga CDT njoftojnë se asnjë parti nuk ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare, që do të thotë se asnjë listë nuk mund të formojnë qeveri si parti e vetme.

Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik (CDT) DPS fitoi 41.1 për qind të votave, ose 35 mandate. Pas DPS-së, lista me më shumë vende është Fronti Demokratik (DF) me 18 mandate apo 20.6 për qind.

Më pas Kljuc ka fituar 10,7% – 9 mandate, Demokrate 10,5% – 9 mandate, SDP 5,4% – 4 mandate, Partia Boshnjake 3,3% – 2 mandate, SD 3,2% – 2 mandate, HGI 0,5% – 1 mandat.

Koalicionet shqiptare kanë regjistruar rezultatin më të keq në historinë e pluralizmit në Mal të Zi, pasi do të përfaqsohen vetëm me një deputet nga Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH.

Koalicioni Shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-Perspektiva dhe Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve kanë mbetur pa mandat. /MALESIA.ORG/

_____________________________________________________
21:30 – Sot në Mal të Zi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, në të cilat morën pjesë 386.970 votues, ose 73,2 për qind.

Në zgjedhje morën pjesë 17 lista, 3 nga të cilat janë lista shqiptare.

Në bazë të 77% të votave të numëruara listat shqiptare kanë marrë kaq vota:

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH ka fituar 1,20% ose 4500 vota – 1 mandat.

Koalicioni Shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-Perspektiva ka fituar 0.90% ose 3500 vota – 0 mandat.

Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve ka fituar 0.40% ose 1500 vota – 0 mandat.