Përçarja e trupit votues të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të mbajtura më 16 tetor, dhe arritja e vetëm një deputeti nga tri listat shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e opinionit edhe në Shqipëri e Kosovë.
Politologu nga Kosova, Albinot Maloku ka shkruar se shqiptarët janë vet fajtor për fitimin e vetëm një deputeti.
“Shqiptarët në Mal të Zi, pas 25 viteve të pluralizmit politik, populli me luajal ndaj këtij shtetit në çdo rrethanë historike, me vet fajin e tyre në këto zgjedhje e fituan tek një deputet. “Qytetaria” e shqiptarëve në Mal të Zi i mori në qafë shqiptarët në ato anë. Shqiptaret gjatë këtyre viteve përfaqësoheshin edhe me 5 deputet në legjislativ, në Qeveri me ministër, e bile dhe në diplomaci me ambasador. Sot, i janë gëzuar një deputeti”, ka shkruar Maloku. /MALESIA.ORG/