Përfundon takimi në mes Koalicionit „Shqiptarët të vendosur“, Partisë boshnjake dhe Iniciativës kroate

koalicioni-shqiptaret-te-vendosur-partia-boshnjake-dhe-iniciativa-kroate223:00 Përfaqësuesit e Koalicionit „Shqiptarët të vendosur“, Partisë boshnjake dhe Iniciativës kroate kanë përfunduar takimin e sotëm në Podgoricë ku u diskutua platforma e përbashkët në lidhje me hyrjen e tyre në qeverinë e re.

Platforma do të përmbajë kërkesat politike në përputhje me programet dhe parimet e tyre politike, transmeton RTCG.

Në takim u arrit marrëveshja për formimin e grupit të përbashkët punues, i cili do të punojë në platformën e përbashkët.

Nga ky takim u njoftua se vetëm pas përfundimit të platformës, ata do të nisin procesin e negocimit për formimin e qeverisë së re.

Koalicioni „Shqiptarët të vendosur“, Partia boshnjake dhe Iniciativa kroate, sonte rreth platformës së përbashkët për hyrje në qeveri

21:00 – Përfaqësuesit e Koalicionit „Shqiptarët të vendosur“, Partisë boshnjake dhe Iniciativës kroate janë duke zhvilluar bisedime në lidhje me hyrjen e tyre në qeverinë e re. Siç raporton RTCG, takimi ka filluar në ora 18 në selinë e Partisë boshnjake.

Para fillimit të takimit, përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike, jozyrtarisht kanë thënë që sonte do të miratojnë platformën e përbashkët të cilën do të ja ofrojnë DPS-së.

Në zgjedhjet e 16 tetorit Partia boshnjake ka fituar 2 mandate, Koalicioni „Shqiptarët të vendosur“ (Forca-UDSH-ASH) 1 mandat, aq sa edhe Iniciativa kroate.

Këto subjekte kanë fituar ftesë për formimin e qeverise nga DPS-ja por edhe nga opozita e cila u ka ofruar edhe postin e Kryeministrit. /MALESIA.ORG/