Markovic: Bisedimet me pakica do të përfundojnë brenda dy ditëve

dusko-markovicKandidati për kryeministër i DPS-së Dusko Markovic, tha se  formimi i qeverisë së re mund të pritet shumë shpejt.

“Negociatat me partnerët e mundshëm janë duke shkuar me shumë sukse dhe unë besoj se ne këtë nivel politik ato do të përfundojnë brenda dy ditëve. Shpresoj se së shpejti zyrtarisht do ti paraqesim presidentit edhe kandidatin e përbashkët për kryeministër ,” tha Markovic për media.

Sipas burimeve jozyrtare, partitë që përfaqësojnë pakicat kombëtare, Forca, Partia Boshnjake dhe Iniciativa Qytetare Kroate, sonte do të vendosin se cilën palë do të mbështesin.

Nga ana tjetër, pritet të përcaktohen edhe kërkesat e fundit për të cilat mund të kërkohen garantues ndërkombëtar. /TVTeuta/MALESIA.ORG/