Qeveria e re: “SHQIPTARËT TË VENDOSUR” zv. Kryeministrin dhe dy Ministra

camaj-cungu-zenkaNë Qeverinë e re të cilën, siç pritet, do ta formojë DPS, Partia socialdemokrate dhe partitë e pakicave, koalicioni “Shqiptarët të vendosur” do të kërkojë të ketë dy vende, shkruan “Vijesti”.

Bashkëbiseduesi i kësaj gazetë nga ky koalicion politik ka deklaruar se “Shqiptarëve i takon edhe vendi i nënkryetarit të Qeverisë, sepse në përbërjen e kaluar në atë vend ishte Boshnjaku”.

Përndryshe, Boshnjakët kërkojnë në pushtetin ekzekutiv 10 për qind të vendeve, ose dy herë më shumë se deri tani.

Siç është paralajmëruar, deri në fund të kësaj jave duhet të nënshkruhet platforma e përbashkët e Partisë boshnjake, koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe Iniciativës qytetare kroate, ndërsa javën e ardhshme do të vazhdohen negociatat me DPS-në dhe mandatarin Dusko Markovic.