Clinton, mbi 2 milionë vota më tepër se Donald Trump

clinton-trumpDemokratja Hillary Clinton ka marrë më tepër se 2 milionë vota më tepër se Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili arriti të sigurojë fitoren e Shtëpisë së Bardhë, duke marrë shuimcën e votave elektorale.

Ndërsa vazhdon numërimi i votave në disa shtete, deri të mërkurën avantazhi i zonjës Clinton është 2 milionë e 17,563 vota, një shifër që mund të rritet, ngaqë jo të gjitha votat janë numëruar në shtetet që ajo fitoi, sidomos në Kaliforni, shteti më i madh në brigjet amerikane të Paqësorit.

Por sado e madhe që të jetë shifra e votave popullore që ka fituar zonja Clinton, kjo nuk e ndryshon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit.

Zonja Clinton humbet zgjedhjet, për shkak të sistemit të Kolegjit Elektoral, që sipas Kushtetutës amerikane, përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Kandidati fitues duhet të ketë siguruar 270 prej 538 votve elektorale. Kur të ketë përfunduar numërimi i të gjitha votave Donald Trump mendohet se do të ketë 306 vota elektorale dhe Hillary Clinton 232.

Fitorja e Trumpit u rikthen serbëve ëndrrën për Serbinë e madhe

Duke pritur lëvizjet e para të kryetarit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, një numër i caktuar i analistëve politik serbë, pak a shumë në mënyrë të hapur, sugjerojnë se ai do ta përmirësojë atë që lehtësish e quajnë “padrejtësi e bërë ndaj Serbisë”.

Duke gjurmuar sinjalet e një kthese amerikane ndaj Ballkanit, disa medie e kanë nxjerrë qëndrimin e këshilltarit për politikë të jashtme të presidentit të zgjedhur Trump, Valid Fares, i cili në një analizë në vitin 2007 kishte theksuar që “nëse shqiptarët e Kosovës e arrijnë pavarësinë, të njëjtën duhet mundësuar edhe serbëve të Bosnjës”.

Trump tërhiqet prej premtimeve më të forta të fushatës

Presidenti i zgjedhur po përballet me pyetjen nësë ai mund të drejtojë njëkohësisht si vendin ashtu edhe biznesin e tij multi miliardësh në fushën e pasurive të paluajtshme.

Zoti Trump i tha shtypit se në teori ai mund t’i bëjë të dyja “ mund të drejtojë biznesin dhe vendin, në mënyrë perfekte”.

Por sipas zotit Trump, megjithëse ligji është në krah të tij, “një president nuk mund të ketë asnjë konflikt interesi dhe për këtë arsye ai po kalon bizneset në emër të fëmijëve të tij”.

Sprapsja e zotit Trump prej disa prej premtimeve më të forta të fushatës mund të zhgënjejë shumë prej mbështetësve të tij që duan të shohin zonjën Klinton në burg. Jashtë axhende është edhe çështja e reduktimit të emetimit në ajër të gazit karbonik.

Por zoti Trump ka premtuar se do të jetë një president për të gjithë.

Presidenti Barak Obama tha se pasuesi i tij do të kuptojë se qëndron një diferencë e madhe mes retorikës në fushatë dhe realitetit në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Trump do të marrë fuqi të plotë në 20 janar, ditë kur zoti Obama do të lërë detyrën.

Ndryshimet klimatike

Zoti Trump i cili më parë e kishte cilësuar problemin e ngrohjes globale “një shaka prodhim Kinez”, duket se gjithashtu është sprapsur prej kërcënimeve për tu tërhequr nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimaterike.

Zoti Trump i tha gazetës prestigjioze amerikane “New York Times” se “ajri i pastër është jetik” dhe se ai beson se “ka një lidhje mes ndryshimeve që po pëson klima dhe aktivitetit njerëzor”.

“Po e shoh me kujdes! Jam me mendje të hapur përsa i takon marrëveshjes”, tha zoti Trump.

Multimiliarderi i pasurive të paluajtshme dhe personazhi i rëndësishëm televiziv është tërhequr edhe prej qëndrimit për të torturuar të dyshuarit për terrorizëm. Ai tha se ndryshoi mendje pasi u takua me gjeneralin në pension, dikur pjesë e trupave të marinës amerikane James Mattis, kandidati kryesor për pozicionin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Zoti Trump tha se gjenerali Mattis nuk ka menduar kurrë se teknikat e ashpra të marrjes në pyetje “janë të dobishme”. Ai shtoi se gjenerali preferon të ndërtojë besim tek ata që pyeten duke i ofruar “një paketë cigaresh dhe birrë”.

Zoti Trump u pyet edhe lidhur me thirrjet e bëra publike të një grupi nacionalistësh të bardhë që përshendesnin presidentin e zgjedhur amerikan sikurse përshdentej Hitleri prej nazistëve gjermanë në shenjë nderimi, “Hail Trump”(Hail Hitler).

Presidenti i zgjedhur tha se i “rrefuzon dhe i dënon thirrjet e kësaj natyre”.

“Ky nuk është nga ata grupe që unë kërkoj tu jap mbështetje” tha zoti Trump. Por ai doli në mbrotje të të përzgjedhurit të tij si këshilltar kryesor Steve Bannon, drejtues i së djathtës ekstreme në amerikë.

Zoti Banno është akuzuar si racist, seksist dhe anti-semitist gjatë kohës që drejtonte këtë grupim.

“Nëse do të mendoja se është racist nuk do ta bëja pjesë të kabinetit tim”, tha Trump. /Zeri i Amerikes/