Deputeti i Koalicionit „Shqiptarët të vëndosur“ (Forca,UDSH,ASH), Genci Nimanbegu, sot u zgjidh nënkryetar i Kuvëndit të Malit të Zi.
Zgjedhjen e Nimanbegut e kanë mbështetur 42 deputetët, ata të Partisë Demokratike të Socialistëve, Social Demokratëve, Partisë Liberale dhe partitë e pakicave.
Deputeti Obrad Stanisic, deklaroi se Nimanbegu është dëshmuar si luftëtar për interesat e Malit të Zi, sidomos kur bëhet fjalë për prioritetet e politikës së jashtme.
“Nimanbegu nuk e ka harruar komunitetin nga i cili vjen, as kombin që përfaqëson, por i ka theksuar këto çështje. Jam i bindur se me zgjidhjen e tij do të përmirësohen punët në parlament,” theksoi Stanisic. /MALESIA.ORG/