Në negociatat me mandatarin për formimin e Qeverisë së re Dusko Markovic, koalicionit “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-AShH) është thënë se mund të llogarisin vetëm në ministrinë për mbrojtjen e të drejtat të njeriut dhe pakicave, shkruan “Vijesti”.
Siç thekson kjo gazetë, këtë resor në Qeverinë e ardhshme me shumë mundësi do ta drejtojë lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka.
Përndryshe, gjatë negociatave kishte ngecje për shkak të platformës, sepse nga koalicioni shqiptar kanë insistuar në afate për zgjidhjen e çështjes së komunës së plotë të Tuzit dhe të mirave detare.