Ambasada e Shqipërisë në MZ organizoi pritjen zyrtare me rastin e Festës Flamurit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

15230740_1740075312981589_4531998493918486893_n

Festohet në Mal të Zi Dita e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Dje, në hotel Hilton në Podgoricë, Ambasada organizoi pritjen zyrtare me rastin e Festës Kombëtare – Ditës së Pavarësisë. Të ftuar ishin përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Mal të Zi, zyrtarët më të lartë të vendit, presidencës, parlamentit, qeverisë, Ministrisë së Jashtme, përfaqësues të insitucioneve të tjera zyrtare, forcave politike, mediave, të institucioneve artistike, përfaqësues të feve, përfaqësues të biznesit, etj, si dhe përfaqësuesit zyrtarë, të nivelit qendror e vendor, të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, përfaqësues shqiptarë të institucioneve të ndryshme zyrtare, të shoqatave të tyre, të subjekteve politike shqiptare, të mediave në gjuhën shqipe, etj.

Pas pritjes së të ftuarve, Ambasadori, z. Ernal Filo, mbajti një fjalë përshëndetëse në të cilën u evidentua rëndësia e kësaj date, u vlerësiuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe u përcollën mesazhe për bashkatdhetarët tanë në Mal të Zi dhe përfaqësuesit e tyre politikë e zyrtarë.

Festa u mundesua nga dy sponzorizuesit kryesore, “SPIECAPAG ENTREPOSE”, “a.hak-International” si dhe sponzori “Albsig-Kastrati Group”.

Për të pranishmit ishin siguruar edhe suvenire të ndryshme me simbolikë kombëtare shqiptare.

Ambasada Shqiptare në Mal të Zi

15253655_1740076789648108_2315116876892919953_n 15203270_1740076982981422_9182914327790470063_n 15232203_1740077979647989_3212348639345443640_n