Në Plavë-Guci festohet 28 Nëntori – Dita e Flamurit

img_4545Në kuader të manifestimeve për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, më 25 Nëntor 2016, u festua edhe në Alpet Shqiptare, në Plavë dhe Guci.

Manifestimin e organizoi Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, në bashkë-organizim me shoqatat „Alpet Shqiptare“ dhe „Maja e Karanfilit“.

Salla e Qëndrës për Kulturë ishte e mbushur plot e përplot me mysafirë. Ndër mysafirë kishte edhe pjesëmarrës të UÇK-së, si edhe mysafirë të tjerë nga Shqipëria, Kosova, Malësia, përfaqësues të KKSH-së dhe të partive politike shqiptare. Mysafir special i këtij manifestimi ishte edhe Shoqata e Çamerisë për Kosovën, në krye me Kryetarin, Naxhmi Muçiqin, me çrast e bënë publike themelimin e Shoqatës Çameria në Mal të Zi, kryetar i të së cilës u zgjodh z. Tahir Gjonbalaj, dhe Shoqatës Çameria për Sanxhakun, me kryetar dr. Kenan Kurtaga.

Në këtë program festiv, morën pjesë edhe dy Shoqëritë Kulturo Artsitike nga Kosova: SH.K.A Zeri i Rinisë nga Komorani dhe SHKA Kaçaniku.

Programin që kishin përgatitur organizatorët, ishte mjaft i pasur me recitime, folklor dhe këngë burimore kushtuar kësaj datë të lavdishme historike.

 Mesazh urimi për aktivitetin me rastin e Festave, duke shprehur keqardhjen që nuk mund të jenë i pranishem për shkak të angazhimeve zyrtare në Tiranë, kishte dërguar edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në MZ, z.Ernal Filo.

Në mesazhin e Urimit të z. Filo thuhej :

 Të dashur Bashkëkombas, Deshiroja shumë të isha bashkë me ju në këtë ditë të shënuar, por, në pamundësi, me lejoni t’ju drejtohem të gjithë juve me këtë mesazh vëllazëror. Ky Nëntor erdhi me një risi tjetër për ne shqiptarët. Ndersa sot ndihet pesha e zërit të dy shteteve me shqiptarë në Ballkan, Shqipëria, Mëmëdheu ynë , pret me kënaqësi lajmin për marrjen e ftesës për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, për anëtarësim në gjirin e Evropës ku ajo ka qënë natyrshëm jo vetëm si zgjatim territori, por mbi të gjitha kontribuese në mbrojtjen e saj, me në krye prijësin Gjergj Kastrioti, Skënderbeun tonë. Ky mesazh i dhënë nga kreret e Unionit, eshte pasojë e drejtpërdrejte e nje sërë reformash të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si reforma administrative, ajo e sistemit fiskal, e zhvillimit territorial dhe mbi te gjitha reforma në kuadrin e tërë piramidës ligjore. Duke ju drejtuar juve në këtë ditë të Festës së Pavarësise, duke qënë pikërisht në ketë vend, nuk mund të rrijmë pa kthyer kokën pas në histori, në ato ditë te stuhishme te kryengritjes së Malësise së Madhe, të viteve 1910 dhe në mënyre te veçante të vitit 1911, kur tribunët e luftës për liri e pavarsi, si Ded Gjoluli me shokë ishin prijësat e asaj kurore lavdie për mbi lavditë që shndritën qiellin shqiptar. Pikërisht në kete eveniment, eshte historia jone, e cila gjëmon e na jep forcën për bashkim rreth idealit kombetar e per te shkuar ne gjirin e Evropes si një komb unik, paqësor me fqinjët, duke kontribuar si asnjehere me pare në ruajtjen, forcimin dhe konsolidimin e paqes ne Ballkanin, dikur jo shumë larg, të perflakur nga konfliktet nderetnike. Sot Shqiperia si vend anëtar i NATO-s, ka nje kontribut shumë te madh per ruajtjen dhe forcimin e fqinjesise se mirë mes shteve kufitare, ashtu sikundër i ka dhe po perpiqet t’i forcojë me Malin e Zi. Sukseset tona janë edhe buqeta me lule per gjithë ata heronj te perpjekjeve e betejave per pavarësi, ku keto troje mbeten pjesë lavdie e heroizmi, per gjithë Luften Antifashiste Nacional Çlirimtare, e cila mundësoi shtetin e lire shqiptar e të pavarur. Dy shtetet me shqiptarë kontribojnë per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan dhe natyrshem ne Evrope, nepermjet politikave paqësore, reformave integruese dhe luftën e panderprere kunder krimeve te të gjitha natyrave, trafiqeve, korrupsionit dhe po ashtu edhe në rritjen e mirëqenies. Sot shteti shqiptar, ngre zërin fuqishem kundër kujtdo qe cenon entitetin shqiptar, në vendet kufitare e kudo ne bote. Nuk mund të nëpërkëmben më shqiptarët pse jane te perkatesise shqiptare, apo pse janë pakica. Ata sot kanë një shtet qe lufton e punon per frymen paqesore, por gjithmonë ne kuadrin e te gjitha normave e ligjeve te se drejtes nderkombetare. Në kete date te shenuar te pavarësise dhe çlirimit, mesazhi që vjen prej atdheut eshte: Rroftë e perparoftë kombi shqiptar, rrofshin datat tona historike! Mirënjohje e Atdheut për gjithë shqiptarët neper bote! Rrofshin shtetet me shqiptarë në Ballkan! Ju faleminderit! Me respekt Ernal Filo.

Edhe pse në Plavë-Guci, sot jetojnë shumë pak shqiptar, megjithat salla e Qendrës për Kulturë, e stolisur dhe e elektrizuar me Dron, flamuj e pankarta të heronjëve kombëtar, ishte e mbushur përplot me shqiptarë që jetojnë në këtë trevë.

 Albert Camaj

img_4458 img_4462 img_4471 img_4461 img_4466 img_4470 img_4476 img_4482 img_4500 img_4506 img_4522 img_4527 15181330_1195122883875436_6428693603123701436_n img_4533