Jepet leja për ndërtimin e vëndkalimit kufitar në Cem të Trieshit-Grabom

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit i ka dhënë Ministrisë së punëve të brendshme lejen e ndërtimit të vendkalimit kufitar bashkëkohor Cem i Trieshit – Grabom, transmeton TV BOIN.

Bëhet fjalë për vendkalimin e ri kufitar me Shqipërinë, që do të ndërtohet në bazë të planit hapësinor deri në vitin 2020. Sipas të dhënave nga leja e ndërtimit, objekti ka sipërfaqe bruto 1 mijë e 17 metra katrorë, 607 prej të cilave janë nën strehë.
Marrëveshja për caktimin e vendkalimit të përbashkët kufitar, Cem i Trieshit- Grabom, për komunikacion automobilistik ndërkombëtar dhe pikës kufitare Vranjica – Çerem, midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, është nënshkruar më 25 janar të vitit 2012. Vendkalimin kufitar e financon Bashkimi Evropian, por akoma nuk dihet me precizitet vlera e punimeve të ndërtimit të këtij objekti.
Me hapjen e këtij vendkalimi kufitar, qytetarëve të Gucisë u shkurtohet tri herë distanca deri në Podgoricë, nga 210 në 70 kilometra. Fjala është për rrugëdrejtimin Guci-Vërmosh-Tamarë-Dinoshë-Podgoricë.