Doli nga shtypi libri “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” i autorit Qani Osmani

Doli nga shtypi libri më i ri i Profesorit të Sociologjisë dhe Filozofisë  z.Qani Osmani.

Libri në fjalë titullohet “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi”.

Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë dhe është botuar me mbështetjen e Fondit  për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. 

Autori në mënyrë shumë të detajuar pasqyron situatën politike në vend. Osmani në këtë libër kryesisht trajton konceptin e demokracisë në aspektin teorik, ku theks të veçantë i jep partive politike shqiptare në Mal të Zi.

Autori trajton çështje të ndryshme që lidhen me objektin e studimit, duke nisur nga origjina e partive politike, nocioni dhe klasifikimi i partive politike, roli shoqëror i partive politike, demokracia brendapartiake etj. Pjesën kryesore të librit e përbën studimi i partive politike shqiptare në Mal të Zi.
Libri është i strukturuar në nëntë kapituj dhe numëron 255 faqe.

Redaktor i librit është dr.Nail Draga, recesent z.Ali Salaj, lektor z.Ismet Kallaba.

Recensenti  z. Ali Salaj, në lidhje me librin për “Kohën Javore”, theksoi se autori ka arritur të zbërthejë në mënyrë shkencore dukurinë e partive politike, që nga paraqitja e zhvillimi i tyre e deri te klasifikimi, struktura organizative, llojet dhe funksionimi i brendshem i tyre.

Albert Camaj

 

 ë