Tuzi komunë e pavarur vetëm pas zgjedhjeve lokale të vitit 2018?

Sipas gazetës së përditshme “Dan”, Komuna Urbane e Tuzit në shtator të vitit të ardhshëm do të bëhet komunë e plotë, ndërsa hapi i parë që çon drejt kësaj janë ndryshimet në Ligjin për organizimin territorial të Malit të Zi dhe Ligjit për Kryeqytetin. Ndryshimet në këto ligje kanë qenë të përfshira në programin e punës të Qeverisë së Malit të Zi për këtë vit,ndërsa afati i fundit për miratimin e këtyre ligjeve është në tremujorin e parë, domethënë në muajin mars të këtij viti.

Për këtë do të jetë e angazhuar Ministria e drejtësisë. Me këtë do të zbatohet marrëveshja ndërmjet “Koalicionit të Vëndosur “( Forca, UDSH, ASH), me DPS, që është përcaktuar që deri në fund të majit, Parlamenti i Malit të Zi të miratoi rezolutën për krijimin e komunës së Tuzit, e cila do të jetë e plotë vetëm pas zgjedhjeve lokale në shtator të vitit 2018.

Fadil Kajoshaj, Kryetar i Kuvendit të KU të Tuzit, dhe funksionar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, për “Dan”, shpjegon se që nga maji i këtij viti deri në shtator të vitit të ardhshëm Tuzi do të jetë Komunë në kuader të Kryeqytetit. Pasi që të kalojnë zgjedhjet lokale në shtator të vitit 2018, Tuzi do të jetë komunë e plotë ka thënë Kajoshaj.

Ndërsa nga ana e DPS interpretohen në mënyrë të ndryshme ndryshimet në këto ligje. Ata deklarojnë se vetëm fshihen ingirencat e Kryeqytetit mbi KU të Tuzit, kështu që ajo mbetet ende Komunë në Kuader të Kryeqytetit.

Se a do të vihet deri te Komuna e plotë e Malësisë, apo është edhe kjo edhe një lojë parazgjedhore që të fitohen votat në Malësi me mashtrimin për Komunë të plotë mbetet të shohim. Bile disa thonë, edhe më se e sigurt!

A.Camaj