Lideri i Partisë Social Demokratike (SDP), Ranko Krivokapiq, deklarojë se nësë Qeveria e Malit të Zi nuk bën ndonjë lëvizje që të arrihet kompromis për kthimin e opozitës në Parlament, protestat do të jenë të pashmangshme.
“Qeveria e din se çka është kërkesa themelore e opozitës – Përsëritja e zgjedhjeve dhe zgjidhja e “grushtit të shtetit” dhe nuk ka asnjë mosmarrëveshje. Topi është në oborrin e Qeverisë. Qeveria në vend që të përpiqet për të zgjidhur krizën, të paktën politike, ajo po bën thellimin e krizës ekonomike, sociale dhe politike dhe kjo është diagnozë e saj”, deklaroi Krivokapiq.
Nga Parlamenti Europian dje kanë përsëritur se është e rëndësishme që të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi përmes parlamentit të përfshihen në proceset politike. Opozita, megjithatë, mendon për protesta. Nga FD thonë se është koha për protesta, poashtu lideri i Demos Miodrag Lekiq, nuk e përjashton këtë formë beteje.
A.Camaj