Rrënohet për të tretën herë një pjesë e gardhit rrethues në Vuksanlekaj


Tuz – Malësi ( 07.02.2017) – Sot, rreth orës 6 të mëngjesit, punonjësit e inspeksionit komunal për ndërtim, rrafshuan për të tretën herë shtyllat e gardhit rrethues, në truallin e vëllazërisë Vuksanlekaj, por kësaj herë disa nga shtyllat rrerthuese i morën me vehte, me kamionetat e tyre. Sipas informatave që kemi deri te ndalimi i rrëzimit total erdhi pasi në vend-ngjarje mbërrini Dedë Camaj, i cili vuri automobilin e vet përpara bageristit dhe i theu xhamin bagerit rrenues. Pas kësaj Dedë Camaj arrestohet nga policia, por mbas disa oresh në prokurori lihet në liri.

Stafi i portalit Malesia.Org shkoi në vendgjarje ku ishin bashkuar një numer i konsiderueshëm i banorëve lokal, të cilët shprehen indinjatën e thellë me keto akte te shëmtuara që po behen në emer të shtetit. Vlen të rikujtojmë se këto shtylla disa ditë më parë i kishin ri-ngritur, për herë të tretë.

Siç duket avazi i vjetër i pushtetit, së bashku me kaçavjerrsit e vet shqiptar, nuk po ndalon. Loja e pistë po vazhdon, por edhe përkunder këtij fakti, ky pushtet po fiton përkrahje konstante në Malësi.

Albert Camaj