Me rastin e datës historike të 106 vjetorit të Kuvendit të Greçës, OJQ Labeatët organizon shtegtim për në Greçë 

Në kuadër të aktiviteteve vjetore OJQ “LABEATËT” me rastin e datës historike të 106 vjetorit të Kuvëndit të Greçës, organizon shtegëtim për në Greçë – Malësi e Madhe, njëkohësisht OJQ LABEATËT shënon edhe 4 vjetorin e veprimtarisë.

Nisja do të bëhet nga Tuzi gjegjësisht nga parkingu i Gjimnazit ″25 maj ″ në ora 08:00, drejt Koritës nga dhe fillon shtegëtimi për në Greçë. Shtegëtimi do të bëhet ditën e Dielë më datën 18.06.2017.

Të interesuarit duhet të paraqiten më së largu deri më datën 09.06.2017, po ashtu personat e interesuar duhet ti dërgojnë dy fotokopje të letërnjoftimit apo pasaportës pasi që bëhet kalimi i kufirit në vend ku nuk ka kalim doganor.

Për çdo informacion mund të drejtoheni në këta numra telefoni:
069/092-246
069/400-411
069/232-779
ose në faqen e facebookut OJQ LABEATËT.
Kopjet e dokumentacionit mund ti dërgoni në e-mailin: labeatet@gmail.com