Osmani: Relegjionet dhe Agjërimi

Nga Qani Osmani

Pendimi, pastrimi, durimi, zgjërimi i diturisë jan disa aspekte të agjerimit. Shumë filozof si Sokrati, Platoni, Aristoteli kanë besuar se agjerimi është një lloj terapie dhe si proces mjekues është i pashmangshëm për shëndetin dhe eliminimin e sëmundjeve.

Në gjuhën shqipe fjalët “relegjion” dhe “fe” kan të njejtin nocion. Fjala fe e ka burimin nga gjuha shqipe, ndërse fjala relegjion është e prejardhur nga gjuha latine (religio-që do të thotë lidhje, marrëveshje ndërmjet njeriut dhe hyjnisë apo hyjnive) prej nga kjo fjalë ka ardhur edhe në gjuhët tjera botërore. Fjala fe është përdorur edhe sot përdoret më tepër në jetën e përditshme, ndërsa fjala relegjion përdoret më tepër në gjuhën shkencore.

Fjala “agjërim” do të thotë të “abstenosh, të shmangesh, apo të heqësh dorë nga diçka”. Njëra nga elementet më të rëndësishme të çdo religjioni pa dyshim është agjerimi si veprim i mospranimit arbitrar të ushqimit. Agjërimi si komponentë dhe element asketik është i vjetër sa edhe religjioni. Gati në të gjitha religjionet agjërimi trajtohet si ceremoni i pastrimit shpirtëror.

Pendimi, pastrimi, durimi, zgjerimi i diturisë janë disa aspekte të agjerimit. Shumë filozof si Sokrati, Platoni, Aristoteli kanë besuar se agjërimi është një lloj terapie dhe si proces mjekues është i pashmangshëm për shëndetin dhe eliminimin e sëmundjeve. Pra qëllimi i çdo agjërimi është askeza shpirtërore dhe fizike, një formë e diciplinimit.

AGJËRIMI NË JUDAIZËM

Te hebrejtë Jom Kippur (Dita e shpagimit) është e vetmja ditë ku patjetër duhet të agjërohet. Këtë ditë hebrejtë agjërojnë 25 orë nga perendimi i Diellit natën e ardhëshme. Përveç kësaj hebrejtë i festojnë 10 ditët e pendimit duke filluar me Rosh Hashanah (Viti i ri ebraik). Kjo është koha e pendimit prej mëkatëve që janë mbledhur nga viti i kaluar. Jon Kippur është dita për të cilën hebrejtë besojnë se në të përcaktohet fati i çdo hebreji.

Te çifutët agjërimi nuk është një braktisje e thjeshtë e ushqimit dhe pijes por gjatë agjërimit nuk është e lejuar të punohet, të keshë marrëdhënje intime, ta lajnë trupin, si dhe të mos përdorin pomatë dhe këpucët e lëkurës. Agjërimi fillon me shërbimin special natën, i njohur me emrin si Kol Nidre (të gjitha përgjimet) ndërsa shërbimet te sinagoga zgjasin prej ditës së nesërme dhe derisa agjërimi të mbaroj. Shumë bashkësi hebreike praktikojnë të agjërojnë në

vigjiljen e Vitit të ri, Rosh Hashanah….Përveç Jon Kippurit ekzistojnë edhe katër ditë të rregullta të agjërimit të bazuara në traditën hebreike për t’i ruajtur kujtimet për ngjarjet tragjike që i kanë përjetuar çifutët gjatë robërimit.

Agjërimi te hebrejt fillon me lindjen e Diellit dhe mbaron me paraqitjen e yjeve të para në mbrëmje (me përjashtim të Jon Kippurit prej perendimit deri në perëndimin e Diellit). Propozohet, të ndajnë ushqim që është e nevojshme për darkë.

AGJËRIMI TE KRISHTERIZMI

Në predikimet e tij Krishti i ka udhëzuar dishepujt e tij të agjërojnë. Mënyra se si Krishti e paraqit agjërimin është gati identik me atë të bashkësisë hebraike “ kush agjëron i vendosni vaj në kokë dhe lani fytyrën, ashtu që njerëzve nuk do tu jetë e qartë se agjëroni, por vetëm për Atin tuaj, i cili është i padukshëm, por Ati juaj kur e sheh atë që fshehtësishtë e keni bërë do tu shpërblejë”.

Sot, shum krishter, duke e ndjekur kishën, nuk e praktikojnë këtë mënyrë të agjërimit, ato shmangen të hajnë ushqim disa ditë ose në disa raste hajnë vetëm një porcion në ditë kur agjërojnë. Ndoshta për këtë arsye në Djatën e re nuk janë dhënë kurfarë detaje si të agjërohet.

Agjërimi i pashkëve të cilën e agjërojnë “katolikët, Ortodoksët” dhe disa bashkësi tjera kishtare, është agjërimi 40 ditësh dhe pendimi, sipas shembullit të Krishtit kur ka agjëruar në shkretirën e Judejës. Komponenta kryesore e agjërimit të pashkëve është urdhëri për të apstonuar ato që janë mbi moshën 14 vjeçare. Për katolikët apstenacion dmth. Aspak mos konsumohet mishi por jo edhe peshku. Te protestantët agjërimi është zgjidhje e individit, kishës ose bashkësisë. Dikush përbahet nga ushqimi dhe pija plotësishtë, disa të tjerë pijnë vetëm ujë ose lëngje, hajnë vetëm ushqim të caktuar. Agjërohet për zhvillimin shpirtëror, solidaritet me të varfërit. Shumica e protestantëve agjërojnë gjatë pashkëve dhe krishtlindjes.

AGJËRIMI TE HINDUIZMI

Agjërimi sipas Hinduizmit bëhet për aritjen e dobisë shpirtërore. Në bazë të hindu shkrimeve agjërimi ndihmon në përshtatjen me Absolutin. Përmes agjërimit vendoset harmonia midis trupit dhe shpirtit, duke e kufizuar opsesionin e njeriut ndaj sendeve të kësaj bote.

Te hindusët konsumimi i mishit të lopës është e ndaluar, por jo edhe prodhimet qumështore si qumështi, puteri dhe kosi sepse ato e zmadhojnë forcën shpirtërore. Nëse besimtarët hindu e hajnë mishin atëherë kjo do tu sjellë “Karmë” të keqe. Karma paraqet barë shpirtërore, të cilën e akumullojnë ose e lirojnë gjat jetës.

AGJËRIMI TE BUDIZMI

Të gjitha drejtimet e budizmit praktikojnë periudha të caktuara të agjërimit shpesh kur është hëna e plotë ose kur është ndonjë festë. Varësishtë nga tradita, agjërimi kërkon të përmbajturit nga ushqimi i rëndë, por me leje që të përdoren disa lëngje. Agjërimi e ka funksionin e pastrimit dhe shfrytëzohet si mjet për “çlirimin e mendjes”

AGJËRIMI NË ISLAM

Kushti i katër i Fesë Islame është të agjëruarit gjatë muajit të Ramazanit. Në Islam të agjërosh do të thotë të mos konsumohet, të mos hahet asnjë lloj ushqimi si dhe të mos pihet as ujë apo lëngje dhe të mos konsumohet duhan, të mos përjetohet kënaqësi seksuale si dhe epshe të tjera trupore dhe atë prej agimit e deri në perendim të diellit.

Agjërimi në Islam është karakteristikë unike morale dhe shpirtërore. Agjërimi i muajit të Ramazanit është detyrë obligative për çdo musliman dhe muslimane të moshërritur, të mençur dhe të shëndosh. Agjërimi e mëson njeriun për durim, e pajis me diciplinë sepse nuk ekziston ndonji autoritet më i madh për ta kontrolluar, por ai e bën vullnetarisht për Zotin.

Agjërimi në Islam nuk është vetëm çështje fetare dhe personale por detyrim shoqëror. Agjërimi në islam është unitet i askezës dhe i gëzimit, kurse në disa raste edhe i kënaqësisë është masa më e natyrshme dhe më e veçantë edukative që praktikishtë aplikohet. Agjërimin në islam në të njejtën kohë me tërë joshësin e tij e gjejmë edhe në pallatin e presidentit, në kasollën e bariut, te shtëpia e shkencëtarit dhe e punëtorit.