Matematikani David Kalaj nga Malësia, fitues i çmimit të “13 korrikut”.
Me vendimin e jurisë profesionale, fitues të çmimit të “13 korrikut” për vitin 2017 janë: Prof.Dr David Kalaj, skulptori Miodrag Scepanovic dhe Dr Svetozar Savic, është kumtuar nga Ministria e Kulturës e Malit të Zi.
Çmimi i “13 korrikut” i jepet qytetarit apo shtetasit të Malit të Zi, grupimi apo subjektit me qendër në territorin e Malit të Zi për vepra apo arritje në të gjitha fushat e punës dhe të krijimtarisë gjatë dy viteve të fundit, e të cilat arritje janë me rëndësi të madhe për shtetin.
Punimet shkencore të Prof.Dr David Kalaj, janë publikuar në revistat shkencore më prestigjioze, botërore.
Kalaj, ka publikuar mbi 60 punime shkencore në fushën e matematikës dhe ka shqyrtuar një numër të madh të punimeve shkencore . Kalaj është autor i dy librave në fushën e analizës komplekse dhe është bashkë-autor i librit me profesor Millojica Jaqimoviq, libër i parë i këtij lloji i botuar nga Universiteti i Malit të Zi në këtë fushë. Kalaj gjithashtu përkheu tekste shkollore, për 6 klase të shkollës fillore dhe të mesme nga lënda e matematikës nga gjuha malazeze në gjuhë shqipe.
Ministria e Shkencave të Malit të Zi, në vitin 2012, kishte përzgjedhur fituesit e çmimeve vjetore për arritje shkencore, ku çmimi për drejtuesin e projektit shkencor-hulumtues dhe ekipit hulumutes i kishte takuar Prof.Dr David Kalaj.
/MALESIA.ORG/