Nën organizimin e Shoqatës “Malësia e Madhe” nga New York-u, do të bëhet promovimi i romanit “Tobelia e penduar” të autorit Fran Camaj.
Promovimi do të bëhet të dielën, më 14 janar 2018, në ora 16:00 në Qendrën “Nënë Tereza”, pranë Kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në New York.
Për veprën do të flasin Mr. Arjeta Ferlushkaj, studiuese e letërsisë nga Shkodra dhe Mhill Velaj, shkrimtar e sekretar i Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikan në Stamford. /MALESIA.ORG/