Mali i Zi rradhitet në vendin e pestë për nivelin e ndotjes në Evropë, pas Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë ,Bullgarisë dhe Polonisë, kurse në vend të 6-të gjenden Hungaria dhe në të 7-in Serbia, trasnmeton TV Teuta.
Vendet më pak të ndotura janë Suedia, Finlanda, Islanda, Estonia dhe Norvegjia.
Brukseli planifikon rritjen e gjobave për shtetet e Bashkimit Evropian të cilët këtë vit nuk do të arrijnë të zgjidhin problemin e ndotjes së ajrit, duke vendosur masa ligjore dhe t’i zbatojnë standardet.
Disa prej tyre madje mund të dalin para Gjykatës Evropiane për drejtësi dhe të dënohen, siç ishte rasti i Bullgarisv vitin e kaluar.