Negociatat për formimin e pushtetit në Tuz, deri në fund të javës

Negociatat për formimin e pushtetit lokal në Tuz do të fillojnë deri në fund të javës. Ky informacion u konfirmua nga anëtari i Kryesisë së DPS-së dhe bartësi i listës i kësaj parti në zgjedhjet e fundit në Malësi, Halil Dukoviq.

Ai për CDM tha se është i bindur që së shpejti do të formohet pushteti nga DPS, Partia boshnjake, UDSH dhe Socialdemokratët.

Dukoviq tha se pikëpyetje është tek oreksi i madh i partive, të cilat shpesh kërkojnë më shumë sesa u takon. Ai tha se kjo duhet të rregullohet në përputhje me numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e 26 nëntorit. /MALESIA.ORG/