Vritet në Mitrovicë lideri i serbëve të Kosovës

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ndërroi jetë pas një sulmi të armatosur kundër tij, mëngjesin e sotëm.

Ivanoviq është goditur nga katër plumba në gjoks para se të hynte në zyrën e tij, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 09:00. Pas atentatit ai është shoqëruar menjëherë për në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve të “Indeksonline” makina e personave që dyshohet se kanë qëlluar ndaj Ivanoviç është gjetur e djegur në Zveçan.

Forca të shumta të policisë së Kosovës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollet për kapjen e autorëve.

Oliver Ivanoviq kaloi më shumë se dy vite në burg si i akuzuar për krime lufte, deri kur u lirua në prill të vitit të kaluar.

Në korrik të 2017, atij i dogjën makinën dhe për këtë fajësoi katër anëtarë të partisë së tij, duke i përjashtuar nga forca politike që drejtonte për shantazh.