Para disa javësh në Malësi ndodhi ajo që pak kush e priste por që shumë kush e dëshironte !
Ndodhi e pamundshmja, ku në mes shqiptarësh, fitimtare doli partia e cila jo aq shumë ia don të mirën shqiptarëve!
Këto ditë të fushatës parazgjedhore në Ulqin, shihet një pjekuri e subjekteve politike shqiptare, ku në vend të akuzave të ndërsjellta, ata po shpalosin programe për zhvillimin e vendit të tyre.
Me siguri se kjo do të mirëpritet dhe do të ketë reflektim pozitiv edhe te votuesit shqiptarë.
Shpresoj që një sjellje e tillë të vazhdoj gjatë gjithë fushatës por edhe pas zgjedhjeve. Përmbi interesat personale a partiake le të mbizotëroj interesi i ç’do ulqinaku.
Me bindje të madhe them se secili subjekt jo-shqiptar u don më pak se subjektet tona kombëtare.
Mos lejoni që Ulqini të bie në dorën e atyre që nuk e duan Ulqinin, mos lejoni që tjetër kush të bëhet Zot shtëpije në shtëpinë tuaj.
Andaj, në zgjedhje dilni masovikisht dhe përkrahni listat shqiptare. !
SUKSESE subjekteve shqiptare në ULQIN!
Asdren Çelaj, politolog