Nuk është në rregull e as normale, por nganjëhere është realitet harresa kolektive për heronjtë e heshtur kombëtarë, por edhe ata të komunitetit, njëri ndër ta legjenda e gjallë e demonstratave dhe rrënuesi i kompanisë jugosllave Zastava, Gjokë Martini.
Kjo mospërfillje e figurave të komunitetit, sa dëshpruese, është edhe zhgënjyese, për të gjithë ata organizatorë të galla darkave dhe festave nacionale, të cilët harrojne të ftojnë dhe ta përshëndesin legjendën e gjallë, ideatorin dhe botuesin e gazetës “Albanian Herald” Gjokë Martinin.
Vërtetë ka mund të ndodhë që çështja shqiptare do të vonohej po të mos kishin rrezistuar idealistët dhe veprimtarët e komunitetit, njëri ndër ta i paharrueshmi Gjokë Martini, i cili me shumë të tjerë u përballë me agjentët, agjitatorët dhe propaganduesit e regjimit jugosllav.
Shqiptarët sot si pasojë e këtyre pushtimeve kanë vërshuar anë e kënd botës, por as nuk e kanë mendjen e as nuk kuptojne se duhet të rikujtojnë ata që protestuan me mjete paqesore, por edhe luftarët e lirisë të batalionit Atlantiku që luftuen regjimin kriminel te Serbisë. Veprimtaria e tyre shtrihej në vendin e origjinës dhe në çdo cep ku ata kanë mërguar.
Ne duhet të përmendim dhe të rikujtojmë të gjithë ata që luftuan pushtimet e hershme, por edhe të rejat, duhet të rikujtojmë të bëmat e tyre në çdo ngjarje festive, që qytetarët e vendit nga vijmë dhe të rinjtë të kuptojnë si erdhëm në këtë dite ku jemi sot, dhe kush udhëhoqi dhe trokiti në dyert e zyrtarëve amerikan, duke ndriquar të gjitha ato ngjarje dhe të gjithë ata heronjë të heshtur që hapën dyert e administratës amerikane deri në këto ditë. Çka mund ti themi kësaj harrese të çuditshme, duke mos akceptuar si akt apo si fat tonin normal!
Duhet ta dim dhe të mos harrojmë se po të mos kishin rrezistuar gjyshërit e stergjyshërit tonë, edhe ashtu kjo pakicë që po bëhet shumicë e mërgimtarëve do të madhëronin pushtetin jugosllav dhe në festa do të këndonin dhe hedhnin valle serbisht.
Lumë ata si Gjiokë Martini, i cili i rrezistoi kohës dhe shpërndau mesazhe të tilla.