Abedin Axhoviq, si i vetmi kandidat, votohet për të treten herë brenda dy javeve, për kryetar të Komunes së Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit.
Nga opozita pati akuza se me kandidimin e Axhoviq janë duke shkelë Ligjin për vetqeverisje lokale dhe statutin e komunës.
Gjatë diskutimeve, pati akuza të renda, mes pozitës dhe opozitës, madje edhe ofendime personale dhe familjare, konkretisht ndërmjet Kryetarit të Kuvendit, Fadil Kajoshaj dhe këshilltarit të Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.
Axhoviq, kësaj herë mori 20 vota, nga shumica parlamentare, ndërsa opozita apstenoi gjatë votimit, por qendroi brenda, per të percjellur procesin e votimit pasi siç e arsyetoi keshilltari i LDSH-së, Ivan Ivanaj, “jane sikur fëmia, me i lënë vetem bajnë sherre”.
Albert Camaj