Gjeloshaj: “Demokratët” gënjejnë dhe shpifin

Pasi nga partia “Demokrate” njoftuan se Nik Gjeloshaj kërcënoi kolegun e tyre Shtjefën Camaj, Gjeloshaj këtë e komentoi si gënjeshtër dhe shpifje.

Gjeloshaj, siç shkruan CDM, ka thënë se “Demokratët” duhet të kërkojnë falje, ose ta dëshmojnë atë që kanë thënë për të.

“Shtjefni ka harruar se çka është, malësorët kurrë nuk kërcënojnë, ndërsa Shtjefnin kurrë nuk e kam kërcënuar as nuk do ta kërcënoja”, ka thënë Gjeloshaj.

Ai i quajti manipulues pasi që publikuan vetëm fillimin e komunikimit, me qëllim për ta nxjerrë nga konteksti.

Dje partia “Demokrate” postuan një mesazh të Gjeloshajt dërguar në Viber kandidatit të tyre Shtjefën Camaj, në të cilin shkruante: “I ke 48 orë me spjegua kyt fjalinë e fundit! Ose më kërrkua falje“. Ata këtë mesazh e trajtuan si kërcënim.

Mesazhi i Gjeloshajt drejtuar Camajt ka të bëjë me një status të postuar në facebook në të cilin Camaj kishte akuzuar Alternativen Shqiptare. /MALESIA.ORG/