Forca përkrahë Alternativen Shqiptare për zgjedhjet në Podgoricë dhe Plavë

Forca e Re Demokratike ka ftuar përkrahësit e sajë që të votojnë Alternativen Shqiptare në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Podgoricë dhe në Plavë.

Lexoni kumtesën e plotë:

Forca e Re Demokratike, në bazë të ftesës të Allternativës Shqipëtare për mbështetjen – përkrahjen në zgjedhje lokale të 27. majit 2018 që mbahen në komunën e Podgoricës si dhe të Plavës, ka vendosur të përkrahë Allternativën Shqipëtare në këto zgjedhje lokale.
Bashkëveprimi i thelluar në mes të dy subjekteve tona politike shqiptare ka deshmuar me rezulltate të pamohueshme që jemi nisur rrugës së mirfilltë të bashkepunimit për fuqizimin dhe realizimin e kërkesave politike të shqiptarëve në Mal të Zi.
Prandaj ftojmë antarët dhe simpatizerët e Forcës që në këto zgjedhje për komunën e Podgoricës dhe të Plavës të përkrahin listën e Alternativës Shqiptare. ASH-ja garon si e vetmja listë që në këto zgjedhje përfaqëson shqiptarët në këto Komuna dhe mbrojë të drejtat e njeriut si dhe të nis dhe realizojë projekte afatgjate në interesin e përgjithshëm të banorëve të Podgoricës dhe Plavës .
Me respekt,

Press shërbimi
Forca e Re Demokratike – FORCA