Klubi i futbollit “Malësia 2010”, ornganizoi ndeshje miqësore në mes Malësisë dhe Diasporës

Më 24 gusht 2018, në fushën e futbollit në Vuksanlekaj,  në kuadër të pushimeve verore, Klubi i futbollit “Malësia 2010”, në bashkëpunim me diasporën shqiptare, për të dytën herë me radhë në Malësi, organizoi ndeshje miqësore në mes ekipit të Malësisë dhe atij të Diasporës.

Në këtë ndeshje morën pjesë përsona nga fusha të ndryshme nga Malësia dhe Diaspora.

Organizator të kësaj ndeshje miqësore ishin trajneri i KF “Malësia 2010”, David Camaj si dhe Martin Uli, Mark Gojçaj dhe Nikollë Bojaj, nga Diaspora.

Ndeshjen e përcollën një numer i konsiderueshem qytetarësh nga vendi dhe diaspora.

Rezultati gjatë ndeshjes miqësore midis ekipes nga Malësia dhe Diaspora, ishte 9 me 5.

Në fund të ndeshjes veprimtari i çeshtjes kombëtare, Martin Uli, i dorëzoi kapitenit të Ekipit të Diasporës, Mark Gojçaj, kupën e turnout për ekipin fitues, ndërsa David Camaj ne emër të Klubit “Malesia”, beri ndarjen e disa mirnjohjeve për të gjithë pjesëmarrësit e ndeshjes.

Ishte kjo një ndeshje miqësore dhe një mundësi e mirë për t’u njohur dhe shoqëruar bashkatdhetarët mes vete.

Vlen të ceket se gjatë ndeshjes ekipi fitues nga Diaspora, mblodhi një sasi të hollash, për të ndihmuar Klubin e  futbollit “Malësia 2010”.

Albert Camaj