Sot në disa rrjete sociale shqiptare është publikuar një video-inçizim ku shihet një doganier malazez duke kryer korrupsion në doganën Muriqan-Sukobinë, që lidhë Shkodrën me Ulqinin.
Doganieri, uniforma e të cilit shihet qartas se është i Malit të Zi, përpos që merr para nga udhëtarët që prisnin të kalojnë kufirin në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duket se është në gjendje të dehur.
Të njëjtat burime shkruajnë se doganieri malazez këto aktivitete i kryente në anën shqiptare të doganës.
“EKSKLUZIVE PER TE QESHUR DHE PER TE QARE , KORRUPSION : E Çuditshme ku është katandisur vendi ynë ,Doganieri i Malit të Zi ,i dehur, kontrollon makinat në token shqiptare, kryen dhe korrupsion”, është postuar në faqen e Gazeta Aktuale. /MALESIA.ORG/