Me Djukanovic-in nuk ka BE për Malin e Zi

Brukseli ia ka bërë të qartë Malit të Zi se me Djukanovic-in në krye, nuk do të ketë anëtarësim në Bashkim Evropian, përveç kur ai të “pensionohet” politikisht, shkruan gazeta Vijesti.

Më saktësisht, Mali i Zi do të lejohet të përfundojë negociatat me BE-në edhe me Djukanovic-in në krye të shtetit, por traktati i anëtarësimit në BE nuk do të nënshkruhet derisa presidenti aktual të ketë pushtet politik. Këto informacione i kanë konfirmuar gazetës “Vijesti” disa burime nga institucione të BE-së të cilat janë mirë të informuara me dosjen malazeze.

Siç sqarojnë të njëjtat burime, Djukanovic nuk do të tolerohet të veprojë as nga prapaskena, çka nënkupton të mos jetë zyrtarisht në pushtet, por përmes partisë së tij dhe njerëzve të tij besnik, të vazhdojnë të drejtojë Malin e Zi.

Emri i Djukanovic-it pak a shumë haptas aludohet si përgjegjës me problemet e gjyqësorit, krimit të organizuar, korrupsionin, lirinë e medies dhe funksionimin e sundimit të ligjit, thuhet në mes tjerash nga kanale institucionale të Brukselit. /MALESIA.ORG/