Sot, në selinë e LDSH-së në Tuz, për një vizitë prezantimi, ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, shkëlqësia e tij, z. Ridi Kurtezi me bashkëpunëtorën e vet, zonja Ermira Braho.
Në selinë e LDSH ishin prezent Nikollë Camaj, kryetar, Vasel Berishaj sekretar gjeneral, Ivan Ivanaj, kryetar i Keshillit komunal të Malësisë, Besa Nikaj nenkryetare e KK të Malësisë dhe Albert Camaj, sekretar i KK të Malësisë.
Ambasadori Kurtezi, duke falenderuar kryetarin për kohën dhe mikëpritjen, fillimisht kreut të LDSH i pëcolli përshendetjet e përzemerta të Kryeministrit dhe të Presidentit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Ai gjithashtu prezantoi objektivat e veta diplomatike, që gjithësesi do të jenë kontribut i çmuar në drejtim të permirësimit të gjendjes së shqiptarëve në Malin e Zi.
Kryetari Camaj e njoftoi ambasadorin me rrjellat politike dhe gjendjen e shqiptarëve në këtë shtet, të cilët jetojnë në trojet e veta etnike dhe që për faktin se historia ishte e padrejt ndaj tyre, dhe i ndau nga trungu, nuk guxon t’i lanë që të ndihen keq si shqiptarë. U permend kontributi që shqiptarët i kanë dhënë Malit të Zi, por që nuk u është kthye siç e kanë merituar.
Ai ceki se edhe komuna erdhi me vonesë dhe se sot administrohet nga forcat politike që ishin kryekeput kunder komunës. Prandaj duhet bërë çka është e mundur që kjo situatë të ndryshojë.
Ambasadorin e interesoi edhe çështja e ligjeve zgjedhore, si edhe ajo e bashkëpunimit midis subjekteve nacionale dhe ofroi gadishmëri për të kontribuar në kapërcimin e mosmarrëveshjeve.
Ne diskutim u kyçen edhe sekretari gjeneral Berishaj dhe Kryetari i Keshillit Komunal, Ivanaj.
Berishaj, kerkoi nga ambasadori qe t’i kushtohet me shume vemendje shqiptareve ne MZ, pasiqe, siç ia kemi filluar, dita dites jemi më pak.
Berishaj kerkoi nga ambasadori që të investohet ne viset shqiptare, në menyre qe shqiptarët të ndihen më të fuqishëm.
Kurse Ivanaj, vuri në pah çështjen e ndarjes së pasurisë midis Kryeqytetit dhe komunës së sapoformuar, duke potencuar deponinë, e cila ndodhet në truallin e komunes, ndersa pasurine e merr kryeqyteti, njëjtë si edhe vreshtat.
Në fund vlen të shtohet se ishte ky një takim i ngrohtë e vëllazëror, që paralajmëron bashkëveprim për të mirën e shqiptarëve në Mal të Zi.
LDSH